Arti na bashkon me Europën, 28 mjeshtra akuareli ekspozitë në Fier. –
Arti na bashkon me Europën, 28 mjeshtra akuareli ekspozitë në Fier. –
8 maji 2019
Në Javën e Europës, 28 mjeshtra akuareli janë bërë bashkë në Fier në një ekspozitë nën kujdesin e kuratorit Helidon Haliti.
Ekspozita e “European Masters of watercolor“ ka bërë bashkë 28 mjeshtra europianë të akuarelit, të cilët kanë sjellë në Fier punimet më të mira, në ambientet e galerisë së arteve “Vilson Kilica”.
Për kuratorin Helidon Haliti, ekspozita vjen edhe si një koleksion trashëgimie.
Secila prej tyre vjen punuar bukur me ngjyra dhe teknikë, duke përcjellë artin e artistëve nga çdo kënd i Europës.
Ekspozita e “European Masters of Watercolor” do të qëndrojë e hapur për të gjithë artdashësit deri më datën 7 qershor.
Gazeta dita