Artin në shpellat e Spanjës shkencëtaret e shohin si produkt neandertalësh.

Gusht 2021

Shkencëtarët thonë se shenjat në tri shpella në Spanjë nuk ndodhën natyrshëm. Hulumtimi sugjeron se brezat e neandertalëve u kthyen në vend me kalimin e kohës për të bërë shenja simbolike. Studiuesit kanë thënë se ky studim do të shtojë dëshmi në rritje se aftësitë intelektuale të kushërinjve tanë evolucionarë mund të jenë nënvlerësuar

Shenjat e kuqe në një kub stalagmitesh në një sistem shpellash në Spanjën Jugore u krijuan nga neandertalët më shumë se 60 mijë vjet më parë, është pohuar në një studim të ri.

Në hulumtim është bërë e ditur se ngjyrosja u aplikua nga një proces spërkatjeje dhe fryrjeje rreth 20 mijë vjet para se njerëzit modernë të mbërrinin në Evropë.

Një studim i mëparshëm që ua atribuonte shenjat kushërinjve të zhdukur të njerëzve modernë u vu në dyshim. Disa ekspertë argumentuan se njollosja në “Cueva de Ardales” ndodhi natyrshëm.

Por një studim i ri i botuar në revistën “PNAS” mbështet pikëpamjen se pigmentet me okër të kuq të zbuluara në tri shpella në Gadishullin Iberik janë një formë e artit të shpellave të neandertalëve.

Aty thuhet se gjurmët dallohen nga materialet e tjera natyrore të marra në shpella për shkak të ngjyrave dhe teksturave të tyre të pazakonta.

Analiza e re, e cila përfshin të dhëna më të hollësishme, sugjeron se disa nga shenjat janë të vjetra rreth 65 mijë vjet.

Vepra e artit paleolitik, është shkruar aty, se duhet të jetë bërë nga neandertalët, një specie “motër” e “Homo sapiens”, pasi ata ishin banorët e vetëm njerëzorë të Evropës në atë kohë.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se pigmenti u aplikua në periudha të ndryshme, ndonjëherë më shumë se 10 mijë vjet larg.

Hulumtimi sugjeron se brezat e neandertalëve u kthyen në vend me kalimin e kohës për të bërë shenja simbolike. Studiuesit kanë thënë se ky studim do të shtojë dëshmi në rritje se aftësitë intelektuale të kushërinjve tanë evolucionarë mund të jenë nënvlerësuar.

Autorët e studimit “PNAS” kanë thënë se shenjat nuk ishin “art” në kuptimin e ngushtë të fjalës, por më tepër rezultat i “sjelljeve grafike”, që synonin të krijonin simbole vizuale.

“Cueva de Ardales”, e vendosur në një varg malor në provincën spanjolle Málaga, u zbulua në vitin 1821 pasi një hyrje e fshehur u ekspozua pas një tërmeti.

Në vitin 2014, ekspertët thanë se një gdhendje e gjetur në një shpellë të veçantë në Gjibraltar siguroi dëshmi bindëse për artin e neandertalëve.

Modeli gjeometrik i identifikuar në Gjibraltar, në skajin jugor të Evropës, u zbulua nën sedimentet ku u zbuluan edhe vegla të tjera të përdoruara nga neandertalët.

Koha.net