Artur Zheji, nxjerr informacionet “e fshehta”: – Basha pati sulm presionesh nga njerëz me dosje për të përjashtuar Sali Berishën nga PD!
Artur Zheji, nxjerr informacionet “e fshehta”: – Basha pati sulm presionesh nga njerëz me dosje për të përjashtuar Sali Berishën nga PD!
9 SHTATOR 2021
Përjashtimi nga grupi parlamentar i PD, për Sali Berishën ka qenë një vendim që nuk pritej nga kreu i PD Lulzim Basha. Ish-kryeministri i shpallur “Non Grata” nga SHBA në reagimin e tij thotë se Basha më mirë të jepte 5 herë dorëheqjen e tij se sa të shkelte sovranitetin e PD, duke marrë sipas tij një vendim personal, pa pyetur asnjë forum të PD.
Por analisti Artur Zheji u shpreh se pak para deklaratës së Bashës ka patur sulme dhe presione me dosje për këtë vendim.
“Ka patur një sulm presionesh pak para deklaratës së Bashës, me sulme të caktuara, me dosje të caktuara, është rritur presioni, janë burime koridoresh. Basha nuk ka përdorur dinakëri, është presion i papërballueshëm që e çon partinë për skrap”, u shpreh Artur Zheji në Opinion.
Gazeta Sot