Arvizu paralajmërimin te fortë, tregon çfarë do ndodhë nëse Trump merr një mandat të dytë
Arvizu paralajmërimin te fortë, tregon çfarë do ndodhë nëse Trump merr një mandat të dytë
23 SHTATOR 2020
Ish-ambasadori i SHBA në vendin tonë Aleksandër Arvizu është shprehur se nëse Trump do të merrte një mandate të dytë, SHBA do të ndryshonte shumë.
Arvizu se SHBA nuk do jetë më në NATO në fund të 8 viteve të Trump si president.
“Trump do të ndryshonte mënyrën se si Amerika e shikon veten e vet dhe mënyrën se si bota e shikon SHBA. Disa njerëz do të thonë se kjo ka ndodhur, dhe ndoshta ka ndodhur, por ashtu siç e dimë, mandati presidencial është 4 vite dhe është e mundur që të bëjmë disa rregullime pas 4 vitesh.
Por nëse Trump do të drejtojë për 4 vite, do e ndryshojë Amerikën në mënyrë dramatike. Për shembull, në rastin e Shqipërisë dhe të Europës, shumë prej miqve të mi besojnë se ndoshta SHBA nuk do jetë më në NATO në fund të 8 viteve të Trump si president.
Mendoj se kjo është shumë e mundshme të ndodhë. Mendoj se do të ishte një botë shumë e ndryshme,” tha Arvizu.
Gazeta Sot