“As jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”- Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë: O sot o kurrë!
16 Qershor 2023
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë në Tiranë për të protestuar kundër qëndrimit që kryeministri Edi Rama ka mbajtur në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.
Me thirrjet “as jug as veri, Mitrovica është Shqipëri”, qytetarët kanë kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të mbështesë pa kushte Albin Kurtin dhe të ndërpresë marrëdhëniet me sllavët.
“I lutem kryeministrit shqiptar të mbështesë pa kushte Albin Kurtin, o sot o kurrë. Ne me sllavët po të njëjtin problem kemi. I lutemi kryeministrit të shkëputet nga marrëdhëniet me sllavët, të mbështesë qeverinë e Kosovës pa kushte. Duhet ta mbështesë Albin Kurtin”, tha një qytetar për Panorama TV.