Ashpërsohen tensionet në kampin MEK. – Muxhahedinët nxjerrin jashtë kangjellave gazetarët dhe policët, bllokojnë derën kryesore
20 Qershor 2023
Pas përfundimit të kontrollit të policisë brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, banorët e këtij kampi kanë nxjerrë jashtë gazetarët dhe forcat e mbetura të policisë.Të gjithë banorët e kampit të MEK janë pozicionuar në hyrje dhe kanë bllokuar derën kryesore.
Ata akuzojnë policinë për kontrollin brenda kampit të muxhahedinëve dhe thonë se nuk ishin njoftuar. Teksa akuzojnë uniformat blu dhe për dhunë të ushtruar.