5 Maji 2024

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e martë (7 maj) Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Pjesë e mbledhjes do të jenë edhe ministrat.

Mësohet se kryeministri ka kërkuar që të mos mungojë asnjë ministër apo deputet, çka nënkupton se mbledhja është e rëndësisë së veçantë.

Ende nuk dihet asnjë detaj në lidhje me temat që do të diskutohen, vendimet që do të merren apo mesazhi që ka Rama për ta.

Gazeta Panorama