10 Prill 2025

Ndërsa Edi Rama është futur në fushatën elektorale të radhës pa program qeverisës për të disatën herë, dhe po përdor një super mashtrim për shqiptarët duke u premtuar se do u japë pasaportën europaine, koalicioni i ri i formuar në Gjermani, vendit kryesor të BE-së, rrëzon përrallat e Edi Ramës në Shqipëri, raporton media gjermane BILD, përcjell Syri.net.

Në marrëveshjen e lidhur mes CDU dhe SPD në Gjermani për qeverinë e re, një ndër pikat kryesore të marrëveshjes është bllokimi i zgjerimit të BE-së deri në një reformë të thellë brenda unionit.

Siç dihet, premtimi i Ramës është një tallje me shqiptarët të cilët i përze nga vendi prej 12 vjetësh nga keqqeverisja e tij dhe korrupsioni galopant, ndërsa për vete dhe taborin e tij ka krijuar narkoshtetin e vetëm në Europë. Propaganda e tij me pasaportën europiane ka rënë ende pa filluar zyrtarisht fushata, dhe premtimi i tij kryesor e nxjerr atë si një supermashtrues, duke premtuar gjëra që nuk i ka aspak në dorë. Sipas marrëveshjes së koalicionit të ri në Gjermani duket se zgjerimi i BE-së do të zgjasë për një periudhë të pacaktuar, të paktën deri në një reformi të thellë të BE-së. Edi Rama kishte në dorë të ndërtonte një Shqipëri të jetueshme në 12 vjet, por zgjodhi shpopullimin e vendit, vjedhjen e plaçkitjen e shqiptarëve duke menduar se mashtrimet e tij do të ecin edhe në këtë fushatë.

Më poshtë pika e marrëveshjes se koalicionit të ri gjerman publikuar nga gazeta BILD, ku edhe përmendet specifikisht Ballkani:

Asnjë zgjerim i BE-së pa ristrukturimin e BE-së- 

Kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan: qeveria e re në thelb po ndalon zgjerimin e BE-së. SEPSE: E bën një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes.

Në marrëveshjen e koalicionit thuhet: “Zgjerimi i BE-së dhe kapaciteti i saj për të thithur anëtarë të rinj duhet të ecin paralelisht. Prandaj, më së voni me zgjerimin e radhës, duhet një konsolidim i brendshëm dhe reformë e BE-së që e forcon atë institucionalisht”./BILD – Syri.net