Astronomët e NASA-s bëjnë zbulimin e MADH: – Njihuni me ‘binjakun’ e diellit.
Astronomët e NASA-s bëjnë zbulimin e MADH: – Njihuni me ‘binjakun’ e diellit.
6 GUSHT 2021
Astronomët e NASA-s kanë zbuluar një yll që duket si një version i ri i diellit. Ai mund të hedhë dritë mbi mënyrën sesi u formua jeta në Tokë. Ylli, Kappa 1 Ceti ka një masë të ngjashme dhe temperaturë të sipërfaqes me diellin tonë, është rreth 30 vjet dritë larg dhe është 600 milion vjeç, tha ekipi nga Qendra e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s në Greenbel. Dielli konsiderohet i moshës së mesme, 4.6 miliardë vjeç, kështu që gjetja e një ylli të ngjashëm në vitet e tij më të reja mund të ndihmojë në kuptimin e kushteve në sistemin e hershëm diellor.
“Puna i lejon shkencëtarët të kuptojnë më mirë sesi dielli mund të ketë formësuar atmosferën e planetit tonë dhe zhvillimin e jetës në Tokë,” tha NASA. Një pjesë e punës përfshiu studimin e nxjerrjeve masive koronare dhe erërave yjore që rrjedhin nga ylli i ri për të parë sesi dielli mund të kenë ndikuar në Tokë. Është e pamundur të kthehesh miliarda vjet në sistemin e hershëm diellor dhe të shohësh se si ishte dielli kur jeta u formua për herë të parë në planetin Tokë. Sidoqoftë, ka më shumë se 100 miliardë yje brenda Rrugës së Qumështit, me një në dhjetë prej të cilave janë me madhësi dhe shkëlqim të ngjashëm me yllin tonë.
Shumë prej këtyre yjeve janë në fazat e hershme të zhvillimit.
Gazeta Sot