Astronomët zbulojnë një lloj të ri ylli të fshehur në qendër të galaktikës
31 Janar 2024
Një studim i gjatë 10-vjeçar ka zbuluar një lloj të ri yjesh në hapësirë. Sipas CNN, astronomët vëzhguan yjet për herë të parë gjatë një sondazhi që përfshinte monitorimin e afro një miliard yjeve në rrezen infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut.
Qëllimi fillestar i ekipit ishte kërkimi i yjeve të porsalindur, të cilët janë të vështirë për tu zbuluar në dritën e dukshme, sepse ato janë të errësuar nga pluhuri dhe gazi në Rrugën e Qumështit. Por drita infra e kuqe mund të depërtojë përmes përqendrimeve të larta të pluhurit të galaktikës për të dalluar objekte të fshehura ose të zbehta.
Philip Lucas, profesor i astrofizikës në Universitetin e Hertfordshire tha se dy të tretat e yjeve ishin të lehta për tu klasifikuar, pjesa tjetër ishte më e vështirë. Gjatë vëzhgimeve të tyre të yjeve pranë qendrës galaktike, ekipi identifikoi 21 yje të kuq që përjetuan ndryshime të pazakonta në shkëlqime që i hutuan astronomët.
Dante Minniti, një profesor në departamentin e fizikës në Universitetin Andrés Bello në Kili dhe bashkautor në tre nga studimet tha në një deklaratë se këta yje rrinë të fshehur për vite ose dekada dhe më pas dalin në mënyrë krejtësisht të papritur.