At Klement Miraj. –
Nga: Lida Miraj
At Klement Miraj lindi ne nje familje malesore te Malesise se Madhe ne vitin 1885. Sipas te dhenave rrenjet e kesaj familje kishin 2 dege. Njera qe ne ate kohe ishte e njohur me mbiemrin Mirashaj dhe e transformuar me vone ne Miraj dhe tjetra e quajtur Radotinaj e transformuar me vone ne Tinaj. I at i At Klementit, Luc Prela, pati shume femije: Zefin, Pjetrin, Palin, Jakun, Ndreken, Tomen, Franin, Miren dhe Shaqen. Frani, i cili me vone do te quhej Klement, ishte femija i shtate dhe me i vogli i djemve. Luc Prela bashke me te shoqen, Roza, dhe me femijet gjate dimrit zbritnin nga Malesia e Madhe e dimeronin ne Ishull-Lezhe, per te veruar perseri ne bjeshke gjate stines se nxehte. Ne Malesi, sot e gjithe diten, thuhet se te shtate djemte e Luc Preles shquheshin per atdhetare, njerez te urte dhe shume inteligjente. Mbi te gjithe ata spikaste Frani, dhe qe femijeri shfaqi nje deshire te madhe per t’u shkolluar, por ne ato kohera shkollimi ishte i veshtire, sidomos per nje familje malesoresh, qe ne dimmer zbriste ne Lezhe e ne vere ngjitej ne Malesi.
Ne fakt ishte qyteti i Lezhes ai qe i krijoi Franit mundesine e shkollimit ne Kolegjin e Franceskaneve. Aty, sipas kodit fetar, atij ju nderrua emri nga Fran ne Klement. Emri i ri lidhej, me sa duket, me origjinen e tij nga malesia e Kelmendit. Ne librin e tij “Rrno vetem per me tregue” At Zef Pllumi e quan ate here At Kelmend e here At Klement. At Klementi ndryshoi edhe mbiemrin e familjes nga Mirashaj ne Miraj. At Klementi mbaroi me rezultate te shkelqyera dhe ne baze te arritjeve te tij ai u dergua ne Shkoder per te vazhduar Shkollen e mesme. At Klementi ishte i etur per dije dhe duke patur rezultate te shkelqyera te shkolles se mesme ju krijua mundesia te shkonte per te studiuar Filozofi-Teologji ne Universitetin ne Grac te Austrise. Atje edhe u diplomua si student honoris. Pas diplomimit, ne vitin 1920, u kthye ne Shkoder ku filloi apostolaten e vet. Duke qene njeri i niveleve te larta kulturore, si edhe shume i apasionuar ne arkeologji, ai u emerua drejtor i Koleksionit Arkeologjik te Kolegjit te Franceskaneve, koleksion qe At Shtjefen Gjeçovi pat mbledhur me dashuri e passion te veçante.
Aty punoi pak vite dhe me pas, me vendim te udheheqjes se Kuvendit te Gjuhadolit, u dergua me sherbim ne Kosove si famullitar i Pejes.
Atje ai ushtroi nje veprimtari te madhe patriotike se bashku me At Shtjefen Gjeçovin. Si pasoje e kesaj veprimtarie te dy bashke u persekutuan, u burgosen dhe u torturuan nga serbet. Pasi dolen nga burgu, At Shtjefen Gjeçovi dhe At Klementi, u larguan nga Kosova. Pas kthimit nga Kosova, At Klementi, u emerua famullitar ne Rubik ku punoi edhe aty per pak kohe. At Shtjefen Gjeçovi u rikthye ne Kosove me u vra ne afersi te Prizrenit ne vitin 1930.
Nё Arkivin Qёndror tё Shtetit ne Tirane ndermjet shumё dokumentave gjёndet nje letёr, nё tё cilin thuhet se mё 13 Korrik 1927, zoti Ugo Sola, Ministёr pranё Ambasadёs Italiane nё Tiranё, disa kopje tё librit tё parё , “Albania Antica”, tё arkeologut Luigi M. Ugolini, ja dhuronte me dedikime personaliteteve shqiptare pёrfshirё Rektorin e Jesuitёve dhe At Gjergj Fishtёn nё Shkodёr, At Shtjefёn Gjeçovin, i cili nё atё kohё ishte nё Kosovё, e tё tjerё. Njё nga kopjet e kёtij libri i ishte dёrguar edhe At Klement Miraj, famullitarit tё Rubikut, qё ishte edhe kurator i koleksionit arkeologjik tё Gjeçovit. Nё Arkiv ruhet letra me konsideratat e mendimet personale qё At Klementi i drejtonte z. Ugo Sola, pasi kishte lexuar me kujdes librin “Albania Antica I” tё Ugolinit.
Nё librin e Ugolinit njё vend mjaft tё rёndёsishёm zinte edhe pёrshkrimi i Seksionit Arkeologjik pranё Muzeut Historiko-Gjeologjik tё Jezuitёve nё Shkodёr, i Koleksionit Arkeologjik tё familjes Vlora ekspozuar nё pallatin e tyre nё Vlorё, si edhe pershkrimi i Koleksionit Arkeologjik te mbledhur me kujdes nga At Shtjefёn Gjeçovi.
Me vone At Klementi u transferua ne Laç te Sebestes. Aty punoi dhe jetoi per shume vite. Banoret e atjeshem e donin dhe e respektonin famullitarin e tyre, sepse ai i qendronte prane e i donte te gjithe banoret e fshatrave perreth: Laç, Zhej, Mamurras, etj. Ne Laç ai ndertoi kishen e re si edhe beri riparime te shumta ne kishen e Shna-Ndout.
Gjate kesaj kohe At Klementi me nje kapacitet te larte shkruante vazhdimisht ne shtypin e kohes artikuj qe ruhen edhe sot e gjithe diten te botuara tek revista Hylli i Drites etj. Nje nga te cilet eshte per te verteten e Kurbinit (1937). At Klementi ishte edhe mbledhes folklori, materiale te cilat ai gjithashtu i botoi ne shtypin e kohes.
Ne te pestin Provincial Shqiptar, me 17 Qershor 1938, At Klementi u zgjodh nje nga 4 Definitoret e Provinces Françeskane me Provincial At Çiprian Nika.
Viti 1944 At Klementin e gjeti te emeruar famullitar ne Bize. Aty ai qendroi shume afer te banoreve duke i ushqyer dashuri, paqe e vellazerim, dashuri per njeri tjetrin, dhe kjo ide e tij ishte jo vetem per te krishteret, por edhe per ata te besimit musliman.
Gjate luftes, duke qene gjermanisht foles, ai arriti te shpetonte rreth njezet fshatare te arrestuar e te denuar me pushkatim nga gjermanet.
Veprimtaria e Fratit te mençur ishte e orientuar ne dy drejtime: per fe e per atdhe.
Biza, Laci, Shkodra e Kosova e kane nderuar dhe e kane respektuar At Klementin per sherbesen qe ai ju beri, per devotshmeri ne detyre, per diturine e miresine e tij.
Por diktatura komuniste nuk mund ta linte te lire Fratin e nderuar. Me vendim te Gjykates Ushtarake, Durres, nr. 62, date 24. 06. 1952, mbeshtetur ne nenin 8 te ligjit nr. 372, At Klement Miraj u arrestua dhe u denua, per agjitacion e propaganda, me 8 vjet burg.
Çfare veprimtarie armiqesore kishte bere ai per t’u denuar?
Natyrisht asgje, perveçse kishte sherbyer me devotshmeri e atdhetari. Natyrisht regjimi komunist nuk i falte prifterinjte katolike dhe At Klementi si nje nga te sherbimit katolik u arrestua me nje vendim te Gjykates Ushtarake te Durresit, Gjykata nxorri vendimin per ta denuar ne mungese per agjitacion e propaganda kur ai ishte ne moshen 67 vjecare. Prangat ju vune ne Bize te Ishmit nga ish punonjesi i sigurimit te shtetit ne Durres, R. Domi. Gjykata ushtarake e denoi 8 vjet burg. Nden pranga Frati i nderuar u dergua ne burgun e Tiranes e pak me vone u transferua ne burgun e Burrelit ku edhe vdiq e deri me sot nuk i eshte gjendur as varri.
Gjon Vlashi, me profesion avokat, i ka deshmuar, ne Janar te vitit 1994, babes tim shume te nderuar, Fabjanit, se e ka njohur At Klementin ne burgun e Burrelit, gjate kohes kur kane qene te bashkeburgosur dhe sipas deshmise se tij te lene me shkrim, Pater Klementi ka vdekur me 21 Nentor 1956.
At Klementi vdiq ne moshe te thyer, kur ishte 71 vjec, 4 vjet pasi ishte arrestuar, ose duke mos perballuar dot kushtet e burgut ose nga ndonje rrethane tjeter. Natyrisht qe jane te fare te panjohura dhe nuk dihet asgje per rrethanat e vdekjes se tij. Ai vete vdiq pa e kuptuar kurre se perse u denua e perse duhet te vuante ne dite te pleqerise kur gjithe jeten e tij ja kishte dedikuar njerezve, kur kishte punuar vetem me dashuri, devotshmeri e patriotizem.
Burgu e vdekja e ndane nga njerezit, por ata asnjehere nuk e harruan famullitarin e ndershem, njeriun e mire e te kulturuar.
Me kujtohet kur isha e vogel ne shtepine tone vinin jo rralle fshatare nga Biza per te takuar baben tim, e per t’i sjelle atij si nipi i At Klementit, natyrisht me ze te ulet, pershendetjet e bashkefshatareve ne mirenjohje te priftit te tyre, te cilin ata nuk e harruan asnjehere.
Nga familja e At Klementit kane dale 4 Freten Françeskane, 3 nga te cilet nuk jane me dhe i katerti At Gazmend Tinaj, drejton sot e gjithe diten Provincen Françeskane te Zojes Nunziate ne Shqiperi.
At Mhill Miraj, ose Rrok Pjetri siç ishte quajtur ne femijeri, Mjeshter ne Klerikat ne vitet 1938-1939, professor i matematikes ne Liceun e Shkodres, njeri i kultures e dijes, u denua me 10 vjet burg nga Gjykata Ushtarake ne 13 Janar te vitit 1948 bashke me 10 Klerike te tjere dhe u torturua me menyrat me çnjerezore ne burgjet e asaj kohe. At Zef Pllumbi ne librin e tij “Rrno vetem per me tregue”, deshmon per torturat e rezistencen e At Mhill Mirajt ne ato burgje te ferrit komunist.
Baba im, i ndjeri e shume i nderuari, Fabian Miraj ose Tome Zefi siç ishte quajtur ne femijeri, njeri shume i kulturuar, specialist i shkelqyer ne fushen e ndertimit e restaurimit te monumenteve te kultures, ishte gjithnje i palodhur ne pune. Ai ne fakt pasi kishte mbaruar Kolegjin e Françeskaneve ne Shkoder kishte shkuar per studime ne Itali dhe ishte diplomuar per Teologji ne Universitetin Antoniana ne Rome. Ne fund te vitit 1945, menjehere pas diplomimit, u kthye ne Shqiperi, kur ishte vetem 25 vjeç. Kthimi i tij lidhej jo vetem me çlirimin e Shqiperise, por edhe me faktin qe kishte mbaruar Lufta e Dyte Boterore. Sa here e pyetnim na thoshte se u kthye nga dashuria e madhe per vendin, per prinderit e te afermit. Shqiperine e gjeti ndryshe nga ç’e kishte menduar. Qe ne fillim u perball me kurthe, presione e kercenime dhe pasi u burgos per disa muaj u detyrua qe ne vitin 1948 te nderpriste veprimtarine fetare e te largohej nga rrethi i Shkodres, ku ai njihej si frat ose si njeri i sherbimit katolik. I ri dhe me vitalitet vendosi te regjistrohej vullnetar ne ndertimin e hekurudhes. Ne hekurudhe jeta e tij mori drejtim tjeter. Vendosi te mos kete miq te afert e te mos flasi me askend per mendimet e tij ideologjike e politike. Nuk foli as me ne deri kur ndodhen ndryshimet demokratike, sepse mendonte se vetem duke heshtur do te mbronte vehten, familjen dhe gjithe te afermit.
Ne 55 vjetorin e vdekjes ose te martirizimit te At Klement Miraj desheroj te nderoj edhe te ndjerin At Mhill Miraj, Fabian Miraj si edhe gjithe fisin tim te nderuar, jo vetem ata malesore qe jetojne edhe sot ne Kelmend, por edhe ato qe kane zbritur e jetojne ne Shkoder e Lezhe, Laç, Mamurras e kudo qofshin. Nje nderim shume te veçante per te gjithe Fretenit e Provinces Françeskane te Zojes Nunziate ne Shqiperi, te cilet me perkushtim vazhdojne rrugen e At Gjergj Fishtes, At Shtjefen Gjeçovit, At Zef Pllumit e te gjithe Fretenve te martirizuar ne forma e menyra te ndryshme nga ai regjim aq i eger, qe per fat te keq zoteroi Shqiperine ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar.
I perjetshem qofte kujtimi i At Klement Miraj. I perjetshem qofte kujtimi i Fabjan Mirajt dhe At Mhill Mirajt. I perjetshem qofte kujtimi i te gjithe Fretenve Françeskane qe ja kushtuan jeten parimit te tyre te bukur e te rendesishem: ‘Per Fe e per Atdhe’.