“Ata maskarenjtë e Ndranghetas…”. Artan Hoxha zbulon lidhjet e fshehta të politikës shqiptare me krimin, ndërhyn Saimir Vishaj dhe nxjerr detajet ‘bombë’: Po i fusin eurot me avionë!
“Ata maskarenjtë e Ndranghetas…”. Artan Hoxha zbulon lidhjet e fshehta të politikës shqiptare me krimin, ndërhyn Saimir Vishaj dhe nxjerr detajet ‘bombë’: Po i fusin eurot me avionë!
29 JANAR 2021
Gazetari Artan Hoxha Ngriti mbrëmjen e djeshme pyetjen se nga po vijnë në fakt paratë që po ndërtohen kulla në vendin tonë.
“U kërkua fakt, në përgjime del që ato maskarenjtë e Ndranghetas flasin për tre kulla në qendër të Tiranës. Kjo është indicie, por fakti që është që këto tre kullat po ndërtohen, ku kanë thënë ata. Por a ka thënë njeri me çfarë parash po ndërtohen dhe kush po i ndërton?
Këtu hyjnë prokuroria, pastrimi i parave, Dogana, Tatimet, nga u vjen lënda e parë. Krimi i organizuar nuk shkon të bëjë llac vetë, por çon lëndën e parë. Ndërtimi është prioriteti i krimit të organizuar për të pastruar paratë, prandaj është industria më e suksesshme”, tha Hoxha.
Pas Hoxhës e menjëhershme ishtre ndërhyrja e avokat Saimir Vishajt, i cili tha se në vendin tonë para po hyjnë nga ajri, toka dhe deti nga jashtë, ndërsa paralajmëroi se ndërtimi sot do ta na vrasë nesër.
“Pastrimi është problem, sot ndërtimi, shumë objekte të tjera, po ndërtohen në Shqipëri, lekë nga çdo lloj pike kalimi kufitar, qoftë nga ajri, toka apo deti, është fakt, por sikur jemi realist, para që vijnë nga droga, armët dhe trafikimi, por kemi shumë lekë që pavarësisht mënyrës si futen ku nuk deklarohen por janë lekët e emigrantëve.
Cfarë po ndodh këtë një vit e gjysmë të pandemisë? Shumë emigrantë nuk arrijnë të paguajnë tatimet dhe taksat dhe nga ana tjeter gjithë këto lekë grupohen dhe sillen në Shqipëri në forma të ndryshme, por jo në sistemin bankar. I detyron t’i fusin në avionë, autobusë, makinat e reja.
Por momenti që në Shqipëri jo po ngrihen gradaçela, por nuk po arrijmë të kuptojnë që nga një vend i varfër të ndërtohen gradaçelë. Duke u ndalur te përgjimet, unë nuk besoj se është 20% cash, por vlerë ndërtimore. Mendoj se jemi para një gjendje alarmante. Ndërtimi sot do ta na vrasë nesër”, Vishaj.
Gazeta sot