“Ata mendonin që…” – Edi Paloka “zbërthen” prapaskenat e dështimit të negociatave në PD
1 Nentor 2022
Deputeti i PD Edi Paloka, në një prononcim për mediat ka deklaruar se Pala e përfaqësuar prej tij si mandatuar për dialogun me grupin tjetër brenda PD, nuk ka vënë asnjë kusht.
“Duhet tju them që Statuti edhe i vjetri, ai që sot konsiderohet si statuti i tyre, ka primaret. Nuk ka asnjë pikë në statut që të na përplasë mbi primaret. Në deklaratë e tyre të publikuar dje kërkohej eliminimi i strukturave të PD të ngritura nga një vit sakrificash.
Theksohej një strukturë jashtë strukturash me anëtarë të barabartë e të vendoste me votë unanime. Nëse njëri thoshte jo procesi binte poshtë. Veto që kërkohet jo kur ke vullnet për të bashkëpunuar por që ditën e parë mendon si ta bllokosh. E kuptoj kur kjo i kërkohet Ramës, por brenda partisë tënde ku supozohet që ke hyrë me vullnet. Kam biseduar dje me zotin Bardhi në Parlament e i kam thënë këto që po ju them ju. Pse të vëmë grepa e të vendosim ngërçe. Nëse nuk duam të bashkëpunojmë nuk kemi pse bisedojmë fare nuk kemi pse vëmë kushte. Ne veç primareve nuk kemi vënë asnjë kusht”, tha ai.
Gazeta Sot