“Atë që nuk e arriti me luftë, Serbia po e synon me marrëveshje”, vjen reagimi i fortë i Biberaj për daljen e Serbisë në det…
“Atë që nuk e arriti me luftë, Serbia po e synon me marrëveshje”, vjen reagimi i fortë i Biberaj për daljen e Serbisë në det…
5 SHTATOR 2020
Pas marrëveshjes historike të ditës së djeshme, që u bë në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump, teksa shprehet se Kosova humbi një shans historik për t’u njohur nga Serbia, ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Biberaj thekson se fizibiliteti për daljen e Serbisë në det që implikon edhe Shqipërinë është komplet në interes të Serbisë.
Ai shton se Serbia, atë që nuk e arriti ndër shekuj me luftra synon ta arrijë me marrëveshje, ku në prapaskene qëndron patjetër edhe Edi Rama.
Gjithashtu Biberaj shkruan se nga kjo marrëveshje Kosova ka humbur dhe më shumë, ndërkohë që Serbia ka fituar më shumë.
Postimi i plotë:
Nga Shtëpia e Bardhë sot nuk doli tym i bardhë për Kosovën. Asnjë marrëveshje tregtare nuk e zgjidh problemin e njohjes së Kosovës nga Serbia. Heqja e njohjeve reciproke Kosovë-Serbi nga draf-marrëveshja nuk duhej pranuar kategorikisht nga delegacioni kosovar. Nga kjo marrëveshje Kosova ka humbur dhe më shumë, ndërkohë që sebia ka fituar më shumë.
Te dashur miq,
Sot Kosova gjykoj se humbi nje shans historik per t’u njohur nga Serbia me marreveshjen e nenshkruar ne Shtepine e Bardhe ne pranine edhe te presidentit amerikan Donald Trump.
Shkutimisht po i bej nje analize me pika marreveshjes:
1) E para heqja e njohjeve reciproke nga drafti ishte nje gabim fatal te cilen delegacioni shqiptar nuk duhej ta pranonte kurrsesi, dhe gjithcka duhej te negociohej vetem rreth njohjes se Kosoves nga Serbia.
2) Diskutimi i ujerave te Ujmanit dhe ndarja “share” e tyre me Serbine eshte komplet ne favor te Serbise dhe dem te Kosoves, pasi e fut Serbine ne pronesi te territorit e Kosoves, duke cenuar kushtetuten si dhe teresine territoriale te saj.
3) Fizibiliteti per daljen e Serbise ne det qe implikon edhe Shqiperine eshte komplet ne interes te Serbise. Ate qe Serbia se arriti nder shekuj me luftra synon ta arrije me marreveshje, ku ne prapaskene qendron patjeter edhe Edi Rama.
6.Futja ne marreveshje e ceshtjes se manastireve, pronave dhe infrastruktures se tyre eshte komplet e panevojshme pasi vetem sa rrit pushtetin dhe shton pronat e manastireve ortodokse ne Kosove.
Pra duket qarte qe ka nje dis-proporcionalitet qe anon dukshem nga Serbia. Sic edhe kisha paralajmeruar disa here, delegacioni shqiptar shkoi ne kete takim komplet i papergatitur dhe me teper urgjence, nderkohe qe e kunderta me sa duket ka ndodhur me delegacionin serb. Po te kujtojme vetem se cfare ndodhi gjate 24 oreve te fundit e kuptojme se sa te papergatitur shkojme ne shqiptaret ne takime kaq te rendesishme nderkombetare dhe pa lobim.
Mbreme ne kete kohe doli para Shtepise se Bardhe Ministri Serb i Financave dhe denoncoi duke kercenuar paragrafin qe parashikonte njohjen reciproke Kososve-Serbi, gje qe edhe u hoq nga marreveshja. Fatkeqesi kombetare qe ne shqiptaret vazhdojme dhe paraqitemi kaq dobet ne arenen nderkombetare, te kompleksuar dhe shume inferiore.
Sic duket po realizohet dokrtina e Vuk Drashkovicit i cili thoshte para shume vitesh qe: “Ne Kosoven e kemi humbur por do ta fitojme duke u afruar me ata qe na moren”. Eshte e pafalshme dhe e patolerueshme qe ata qe kryen krimet me monstruoze para 22 vitesh ne Kosove dhe Ballkan, te ulen sot ne tryeze me viktimat qe jemi ne shqiptaret, dhe te dalin me te fituar se ne nga kjo marreveshje.
Natyrisht per Presidentin Trump dhe stafin e tij kho marreveshje konsiderohet arritje dhe sukses elektoral, pavaresisht se Kosova “nuk eshte shtet mysliman dhe nuk ndodhet ne Lindjen e Mesme”.
Por ne te gjithe kete histori ka nje gje te mire, qe ajo marreveshje nuk ka fuqi juridike dhe njohja e Kosoves nga Izraeli. Zoti e ruajte dhe e bekofte osoven dhe popullin e Kosoves!
Gazeta Sot