Atë që tha, e bëri, i solli, i solli …
ATË QË THA E BËRI, I SOLLI, I SOLLI, I SOLLI Q…
Nga Sazan Guri
Doni njerëz që mos të flasin shqip, mos të protestojnë shqip, të punojnë pa llafe, pa kërkesa, të ngrejnë xhamira, ja ku i keni………..
Para 8 vitesh në rrugët e Tiranës flitej, edhe italisht edhe anglisht, ku studentë e punëtorë, inxhinierë e tregtarë gëlonin në rrugët dhe në fabrikat e ngritura!
Tani nuk dëgjon më gjuhë të tillë, e as nuk sheh njerëz, siç i ka hije këtij vendi që ‘dielli i lind nga perëndimi’, që lidhen me zhvillimin, me punën, me shkollën, me projektet, me mendimin, por njerëz pa fund në çdo 5m dhe jo një e dy, por me familje me 4-5 persona prej vendeve, ku sulmet i kanë ardhur nga lindja.
Mos vallë janë si 300 oficerë rusë e viteve 1780 – 1830 që Albaninë nga Kotori ne Peloponez ta kthenin nga orthodoks e katolikë shqiptarë në orthodoks sllavë, serb, grek, malazes e bullgarë, vetëm shqiptar mos të ishin?! Edhe këta të ardhurit, mos vallë duan ta kthejnë këtë vend nga muslimanë të mirë e të lirë shqiptarë, të bërë me pahir gjatë 500 vjetëvë pushtim në musliman turk, arab, jo më me pahir, por me hir në kushte paqeje?
Sepse 50 Xhami me nga një minare nën pushtim 500 vjet, dhe sot 850 xhami me nga 4 minare, pra 3200 minare për 30 vjet në kushte jo pushtimi, a nuk flet për diçka që po ndodh nën hundët tona dhe nën thundrën dhe planet evropiane e sllave apo serbe apo turke, duke na cilësuar me hir e pahir si popull turkoshak, musliman talebanë, si të Kandeharit sipas tyre, lindor, pra që s’kemi lidhje me evropin?
Kush guxon të na sqarojë, aman kemi shumë nevojë?!
Opozita fle, popullit si del dremitja, intelektuali ka djalin në punë te qeveriu, qytetari mendon si të shtyjë ditën, fshatari sngop barkun me bukë për natën, nga kush pritet, në mos ti e unë kush? Në mos sot kur?
Huazuarnga: FB – Sazan Guri.