Atentat ndaj Vladimir Putin? – Sulmohet limuzina e presidentit rus
14 Shtator 2022
Makina e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është sulmuar ditën e sotme.
Sulmi besohet se mund të jetë një atentat, ndërsa limuzina e tij pësoi një shpërthim të fortë në pjesën e përparme të saj dhe më pas u mbulua nga tymi. Makina u mor nga shërbimi i sigurisë së Putinit, ndërsa në lidhje me ngjarjen janë arrestuar disa persona.
Një media ruse bën me dije se kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti mes Putinit dhe të dashurës së saj Alina Kabaeva, 39 vjeç, ku presidenti rus thuhet se e ka detyruar të abortojë fëmijën të cilin ajo mban.
Megjithatë kjo nuk është vendimtare pasi ka një sërë arsyesh të tjera që mund të kenë çuar në këtë ngjarje, në mes të luftës.
Gazeta Dita