Atentati dje, pjesë e luftës për kontrollin e Hipotekës së Durrësit?

2 nentor 2019

Sipas kanalit TCH pista kryesore ku është përqëndruar grupi hetimor për atentatin e djeshëm lidhet me luftën që po zhvillohet për kontrollin e Kadastrës së Durrësit dhe veçanërisht në konfliktin për pronat në Gjirin e Lalëzit.

Për këtë arsye, hetuesit mendojnë se shënjestra e atentatit ka qenë pikërisht Landi Muharremi dhe jo prokurori Ndoja, i cili gjithashtu ka mohuar se ka qenë shënjestra në këtë ngjarje.

Muharremi, i njohur ndryshe edhe si Aleksandër Laho u ndalua dy vite më parë si i përfshirë në rrahjen që iu bë biznesmenit libanez, Faad Mitri, në kryqëzimin e Rinasit, pikërisht për një konflikt prone në Gjirin e Lalëzit.

Ai është akuzuar edhe për dhunë ndaj një avokati.

Ndërkohë, lufta për Lalëzin është përqëndruar muajt e fundit brenda Kadastrës së Durrësit, ku ka patur edhe arrestime të shumta deri në nivelin drejtues.

o.j/dita