Atentati i dyfishtë në Elbasan. –  Prokuroria merr nën hetim gazetarin Artan Hoxha

5 TETOR 2021

Gazetari Artan Hoxha ka bërë të ditur sot se ai vetë dhe televizioni ku punon, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit. Sipas gazetarit, edhe pamjet ku ai ka treguar disa detaje dhe një foto të autorit të dyshuar të vrasjes së Everest Cakës po në Elbasan, janë sekuestruar.

“Jemi nën hetim për zbulim të akteve të dhënave sekrete. Akti i prokurorisë ka ardhur në televizionin tonë dhe ka sekuestruar pamjet. A janë zbuluar autorët e asaj ngjarje? Jo”, është shprehur ndër të tjera gazetari Artan Hoxha.

Gazetari dhe televizioni akuzohen për nxjerrje të sekretit hetimor.

Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme janë ekzekutuar me breshëri plumbash në Elbasan Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku. Të dy këta persona njihen si persona me precedentë të mëparshëm penalë dhe të dyshuar si të përfshirë në ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet.

Vendimi i Prokurorisë për gazetarin Hoxha dhe televizonin ku ai punon nuk lidhen direkt me atentatin e djeshëm, por me vrasjen e Everest Cakës në 11 maj 2021. Një nga të vrarët dje në Elbasan dyshohet se ka pasur lidhje me vrasjen e Cakës.

Gazeta Sot