Atentati në Shkodër/ Arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së Ramazan Matajt, në pranga…
7 Janar 2025
Policia ka arritur të zbardhë vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj, ndodhur në qytetin e Shkodrës.
Burime zyrtare konfirmojnë se janë arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, babë e bir.
Sipas informacioneve paraprake njëri prej tyre u arrestua teksa po tentonte të largohej jashtë vendit.
Ndërkohë që identiteti i tij dhe motivet që çuan në krimin e rëndë mbeten ende të paqarta.
Janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë. Një nga personat e arrestuar është identifikuar si shtetasi Rrustem Hasa.
Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar dyshohet se ka përdorur një profil të rremë në rrjetet sociale për të nxjerrë viktimën nga banesa e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth 1.2 kilometra larg shtëpisë së 33-vjeçarit. Pasi kishte zënë pritë, autori hapi zjarr ndaj automjetit të Matajt, duke e qëlluar me 29 plumba.
Viktima u gjet brenda në makinë nga një banor i zonës, i cili njoftoi autoritetet në orët e para të mëngjesit pasardhës.