
Atentati te “Xhamlliku”. – Ekzekutohet me armë zjarri me silenciator 28 vjeçari.
19 Nentor 2024
Në atentatin me armë zjarri qe ka ndodhur në mesnatë në zonën e Xhamllikut në Tiranë mbeti i vrare nje 28 vjecar.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se është qëlluar me silenciator drejt 28-vjeçarit me emrin Klajdi Prendi i cili u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Por disa minuta pas ngjarjes i riu humbi jetën në duart e mjekëve si pasojë e plagëve të marra.
Shënjestra e atentatit mësohet të ketë qenë pikërisht Klajdi Prendi. BalkanWeb sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes pak çaste pas të shtënave.