Aurel Plasari: Më qorton për teatrin organizata e bashkimeve profesionale. Ju thashë që E.R s’bën për…-
Aurel Plasari: Më qorton për teatrin organizata e bashkimeve profesionale. Ju thashë që E.R s’bën për…-
Tri ditë pas një shkrimi të gjatë ku Aurel Plasari jepte argumente shteruese në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, “ka kërkuar ndjesë” për shkrimin e tij. Shkak janë bërë kritikat ndaj tij, ku duket se emra të ndryshëm i kanë shkruar për t’i thënë që je i vonuar në shkrimin për teatrin. “U duhet treguar saktë bashkëqytetarëve se për çfarë monumenti shumëfish historik bëhet fjalë, ndonëse betejën për mbrojtjen e tij po e zhvillojnë më së shumti njerëz të teatrit. Ata paçin faqen e bardhë për këtë betejë! Dhe nuk do të m’i keqkuptojnë pohimet e këtushme, së paku ata që e dinë se, për ç’i takon historisë së teatrit, jam rritur në rreth familjar njerëzish të lidhur me teatrin qysh prej viteve ’30.
Por, meqë kazma e sapongritur synon një rrënim shumë më ‘kompleks’, duhet shtyrë pak dera e së kaluarës për të parë të ardhmen para se krimi të kryhet”, shkruante mes të tjerash Plasari. Shtonte se fotot e LUCE-s i dëshmojnë(ne teatër) shërbime të një cilësie ende sot të lakmueshme, d.m.th. krejt ndryshe nga sa ankohet ndonjë ‘ndërtues’ nga ata të specializuarit për të ndërtuar qenefe allaturka të modelit të diktaturës. Përmendte se aty dhanë koncerte edhe yjet shqiptare të muzikës lirike, që nga Tefta Tashko-Koço dhe Kristaq Antoniu, nga Jorgjia Filçe dhe Marie Kraja etj.
Aty dha shfaqje të vetat edhe Grupi Filodramatik i Radio-Tiranës, siç quhej, “Strazivari”, “Peshku në det”, “Osman Opingaxhiu” të Viktor Eftimiut etj., çfarë do të thotë që aty u shfaqën Mihal Popi, Behije Çela, Xhevat Serezi dhe të tjera figura që do t’i jepnin sharm edhe Teatrit të ardhshëm Kombëtar. Shton se “Kazma, ç’është e vërteta, i vinte për dore edhe Enver Hoxhës. Me të imitoi, fjala vjen, Revolucionin Kulturor Kinez për dhunën ndaj institucioneve të fesë. Mirëpo, për institucionet kulturore – e vërteta është e vërtetë! – e mbajti dorën” dhe se “Për të ndërtuar një stadium të ri të sportit – dy të tillë madje – diktatori nuk rrënoi stadiumin ekzistues, atë të arkitektëve italianë, dhe qe ai që vijoi të funksiononte si i “kategorisë së parë”. Por teksa shkrimi u bë viral ai dje ka bërë “autokritikën” e mëposhtme.
“AUTOKRITIKË”
Ky i këtushmi, paskësh qenë një shkrim imi i gabuar, sepse paskësh qenë i vonuar, jashtë kohe, kur të tjerët e paskëshin realizuar dhe kryer mbrojtjen madhore të Teatrit. U bë e treta herë që e lexoj, tani edhe e dëgjoj me veshë, sesi po më qortojnë madje edhe gjatë një mbledhjeje të freskët natësore “mbrojtësish të teatrit”: e paskësha shkruar më vonesë, jo kur do ta kishte dashur Organizata e Bash kimeve Profesionale të Mbrojtësve të Licencuar të Teatrit. A thua se kisha shkruar për ta: i ka gënjyer mendja! Me vonesë unë? I cili kam qysh prej 2011 – e pakta – që kam ngulmuar publikisht (me një listë të mirë shkrimesh) që E.R. nuk bën për të qeverisur? Që E.R. nuk njeh as idetë dhe as praktikat demokratike? Që E.R. e urren parlamentarizmin? Që E. R. ushqen mllef kundër inteligjencies; madje – për ata që e mbajnë mend – e kam ftuar që, nëse ka pasur ndonjë mllef me mua, të vinte e të më lëpinte këpucët, simbas shprehjes së Konicës? Tani unë, për
Organizatën e Bashkimeve Profesionale të Mbrojtësve të Licencuar të Teatrit, një pjesë e së cilës i kanë dhënë E.R. votat për të futur në dorë pushtetin, qenkësha “i vonuar” me shkrimet e mia. Kur ish-mikut tim nuk kam ngurruar t’i them atë shprehjen e Konicës, kujtoni se e kam problem t’ju them ndoca teatërmëdhenjve prej jush “Ç’më çani trapin!”?
Ja ku ju po bëj “autokritikë” duke premtuar që do të korrigjohen në rastin më të parë, madje duke filluar qysh në këtë moment me urimin tim për dështimin në protestë veçan të atyre që dalin atje një pH acid në trup, burimin i shumë sëmundjeve të ditura, sepse pH acid shkaktohet pikërisht prej ndjenjave negative: mërisë, urrejtjes, mllefit, zilisë. Si edhe një mësim për veten për të ruajtur pH-in tim alkalin, të favorizuar nga dashuria me të cilën pata shkruar – kur nuk duhej – edhe këtë shkrim të gabuar.
Gazeta Shqiptare.