Auron Tare: Komiteti Botëror i Pasurive në UNESCO mund të rekomandojë vendosjen e Butrintit në listën e pasurive në rrezik
26 Qershor 2024
Modeli i Stoneheng mund të krijojë problematikë edhe për Butrintin. Kështu shprehet anëtari i Këshillit Shkencor të UNESCO-s Auron Tare, që thotë se ky model është prezantuar dikur dhe tek ne për Butrintin.
Tare thotë se sipas agjencisë së lajmeve AFP, Komiteti i Pasurive Botërore në UNECO ka propozuar për të vendosur sitin e famshëm të Stonehange në Angli në listën botërore të rrezikuar. “Kjo pasi qeveria angleze kërkon të zhvillojë një projekt, i cili do të dëmtojë autenticitetin e zonës së shpallur pasuri botërore. Modeli i Stoneheng është në fakt modeli i prezantuar në publik nga ish ministrja e Kulturës Kumbaro si një model, ku ajo dhe AADF kishin bazuar manaxhimin e Butrintit me fondacion privat.
Ky model u rimor edhe nga pasuesja e saj Margariti dhe në disa dalje publike ajo e mbrojti fort këtë model unik sipas saj edhe pse nuk e kishte vizituar asnjëherë Stonehenge. Të njëjtën qëndrim mbajti publikisht edhe kreu i AADF z. Michael Granof, i cili u shpreh se Stonehenge është një prej modeleve ku plani i Manaxhimi i financuar nga AADF ishte bazuar për Butrintin”, shprehet studiuesi Auron Tare në reagimin e tij, që e ka ndarë dhe në Facebook. Shqetësuese sipas tij është sepse Komiteti Botëror i Pasurive në UNESO në mbledhjen e tij mund ta vendosë dhe Butrintin në këtë listë. “Me sa duket si znj. Kumbaro si Michael Granof dhe si znj.
Margariti me modelin e Stoneheng po krijojnë të njëjtën problematikë edhe me Butrintin. Komiteti Botëror i Pasurive në UNESCO mund të rekomandojë vendosjen e Butrinti në listën e Pasurive në Rrezik një vendim ky i marre nga UNESCO në 1997-të si pasojë e shpartallimit të shtetit shqiptar”, shprehet më tej Auron Tare anëtar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s.
Edhe më parë në reagimet e tij studiuesi Tare ka folur mbi çështjen e Butrintit dhe ka shprehur kritika për institucionet.