Autoritetet në alarm/ Zhduket nëndetësja me turistë që shkoi të shohë rrënojat e Titanikut në fund të Atlantikut
19 Qershor 2023
Një nëndetëse e përdorur për të çuar turistët për të parë rrënojat e Titanikut është zhdukur në Oqeanin Atlantik. Sipas mediave të huaja referuar deklaratave të bëra nga roja Bregdetare e Bostonit, mësohet se ekipet e shpëtimit janë vënë në lëvizje dhe një grup zhytësish janë duke zhvilluar operacion shpëtimi për gjetjen e turistëve.
Deri më tani nuk dihet ende numri i turistëve të colët ndodheshin në bord gjatë momentin të zhdukjes së nëndetëses.
Nëndetëset e vogla herë pas here marrin turistë që paguajnë për të parë rrënojat e Titanik
Anija e famshme ndodhet 3,800 metra në fund të Atlantikut. Është rreth 600 km (370 milje) nga brigjet e Newfoundland, Kanada.
Anija e pasagjerëve, e cila ishte anija më e madhe e kohës së saj, goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju Jork në vitin 1912. Nga 2,200 pasagjerë dhe ekuipazhi në bord, më shumë se 1,500 vdiqën.
Titaniku është eksploruar gjerësisht që nga zbulimi i rrënojave në 1985.