Autoritetet në Greqi japin alarmin për tsunami. – Pas tërmetit 6.5, ndjehen edhe 2 lëkundje të tjera,
Autoritetet në Greqi japin alarmin për tsunami. – Pas tërmetit 6.5, ndjehen edhe 2 lëkundje të tjera,
2 MAJ 2020
Një tërmet i fortë me madhësi 6.5 në shkallën Rihter, goditi sot rreth orës 15:50 në kohën lokale, në jug të Kretës, në Greqi, konkretisht 97 kilometra në jug të Lerapetra.
Ndërkohë, mediat greke bëjnë me dije se 10 minuta pas lëkundjes së parë, vendi është goditur edhe nga dy paslëkundje të tjera.
E para ishte 4.4 në shkallën Richter dhe ndodhi 102 km në juglindje të Lerapetra me një thellësi prej 10 km, ndërsa lëkundja tjetër ishte me një intensitet prej 4.8 në shkallën Richter, 122 km në jug të Arvi dhe thellësi 10 km.
Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Athinë e madje edhe në brigjet e Izraelit, ndërsa autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për tsunam.
Shkalla e dëmtimit nuk është ende e qartë, por zonat më të prekura nga tërmeti janë ato të bregdetit jugor të Kretës.
Gazeta Sot