“Autostrada detare e kanabisit vijon pa ndërpreje”, ish-deputeti Gjunkshi: Ministria e Mbrojtjes fik radarët, policia pi raki
“Autostrada detare e kanabisit vijon pa ndërpreje”, ish-deputeti Gjunkshi: Ministria e Mbrojtjes fik radarët, policia pi raki
– 17.07.20
Ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi, me anjë të një postmi në ‘Facebook’ shkruan se Ministria e Mbrojtjes ka fikur radarët për të lejuar trafikimin e kanabisit, ndërsa policia pi raki. “Autostrada detare e kanabisit Shqipëri-Itali vijon pa ndërpreje që me ardhjen e kësaj qeverie, këtij Kryeministri dhe Ministrave “kukulla” në duart e trafikantëve”, shkruan ish-deputeti.
Statusi i ish-deputetit:
Ministria e Mbrojtjes fik Radarët.
Skafet lundrojnë për Itali!
Policia pi Raki!
Duket e pa besueshme por vetë policia e pranon se ka ndjekur për orë të tëra një skaf dhe në fund i humbet gjurmët dhe gjendet i braktisur…!
Me hir a me pa hir , duhet të besojmë atë që thotë policia !
Që paturpësisht u ikin skafet pasi dërgojnë ngarkesën në brigjet Italiane!
Që sa herë kapen sasi të konsiderueshme droge nuk kapen autorët!
Që sa herë kapet një transportues,nuk kapen “BOSËT” në Polici , Ministri e Qeveri!
Kjo është tu hedhësh “hi” syve Shqiptarëve , kjo është tallje !
Këto edhe propagandën e bëjnë si në filma aksion !
Këtu kanë dështuar të gjitha institucionet e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare .
Ka dështuar Policia e Shtetit.
Ka dështuar Roja Bregdetare.
Ka dështuar Policia Kufitare etj.
Autostrada detare e kanabisit Shqipëri-Itali vijon pa ndërpreje që me ardhjen e kësaj qeverie , këtij Kryeministri dhe Ministrave “kukulla” në duart e trafikantëve.
Skafet lundrojnë të pa shqetësuar sepse shokët andej lart të FA, janë kujdesur për ti fikur Radarët.
Trafikantët zbrazin magazinat sepse po del prodhimi i ri në fusha dhe prodhimi është i mbarë kur ke mbështetjen e kryetrafikantit
Kjo qeveri e lidhur ngushtë me krimin është peng i mafias , I len dorë të lirë trafikut dhe shtërngon e burgos qytetarët .
Kjo është ndeshje e shitur , këtu “portieri” ka lëne portën bosh, por në fund Shqiptarët janë të humbur.
Kjo qeveri po na largon gjithnjë e më shumë nga rruga Europiane.
#stoptrafikimitkanabisit
Gazeta Shqiptare