Avionë rusë me armë atomike shkelin hapësirën ajrore. – Ky shtet evropian sapo ngriti alarmin
Avionë rusë me armë atomike shkelin hapësirën ajrore.
– Ky shtet evropian sapo ngriti alarmin
31 MARS 2022
Dy avionët rusë që shkelën hapësirën ajrore suedeze në fillim të këtij muaji ishin të pajisur me armë bërthamore. Fluturimi i tyre pranë ishullit Gotland më 2 mars, po cilësohet si një akt i qëllimshëm, që synonte frikësimin e Suedisë, thonë mediat vendase.
Gjithsej katër avionë ishin ngritur në ajër nga baza ajrore ruse e Kaliningradit. Skuadrilja përbëhej nga dy bombardues Sukhoi 24, të shoqëruar nga dy avionë të tjerë luftarakë Sukhoi 27.
Shkelja e territorit suedez zgjati rreth një minutë. “Ky është një sinjal për Suedinë, përmes të cilit rusët deshën të thonë: Shikoni, ne kemi armë bërthamore dhe e konsiderojmë përdorimin e tyre”, tha eksperti strategjik ushtarak Stefan Ring për TV4 Nyheter. Incidenti erdhi disa ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin kishte kërcënuar me veprime ushtarake Suedinë dhe Finlandën fqinjë nëse ato kërkonin bashkimin me NATO-n.
Zyrtarët suedëze u shprehën mjaft të shqetësuar nga incidenti, dhe thanë se kjo ishte një sjellje joprofesionale dhe e papërgjegjshme nga ana e Rusië. Suedia i uli shpenzimet ushtarake pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, por kur Moska aneksoi Krimenë në 2014-tën, parlamenti suedez pranoi të bëhej kthesë. Tre vjet më vonë, Suedia riktheu shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe janarin e 2018-tës, rihapi garnizonin e saj në ishullin Gotland.
Gazeta Sot