Avioni “me drogë” në Vermosh vijon të jetë pa “pronar”, kontradiktë në deklarimet e dëshmitarëve

Nga Edison Vatnikaj

15 Tetor 2021

Dhjetë ditë pas rrëzimit të avionit në zonën e Kelmendit policia ende nuk ka një pistë konkrete apo persona të arrestuar. Autoritetet po verifikojnë në Kosovë dhe Mal të Zi ndërkohë pjesë e hetimit janë bërë edhe deklarime kontradiktore të dëshmitarëve që kanë bërë pohime të ndryshme për automjetin me të cilën u larguan personat pas ngecjes së avionit në tentativë për tu ngritur me lëndë narkotike.

Rrëzimi i avionit artizanal në zonën e Kelmendit mbetet ngjarje e pazbardhur edhe pse policia dyshon për një skemë të pastër të trafikut të narkotikëve. Policia e Shkodrës dhe drejtoria e përgjithshme e policisë janë angazhuar në hetime bashkë me policinë e Kosovës dhe Malit të Zi.

Burime për Ora News bëjnë më dijë se janë marrë dëshmitë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Nga këto deklarime hetuesit kanë përjashtuar mundësinë që personat në bordin e avionit artizanal të jenë nga zona e Kelmendit.

Rrëzohet avioni në Vermosh, 2 persona “zhduken” me fuoristradë, dyshohet se do trafikonin kanabis

Objekt i punës së policisë janë bërë edhe disa deklarime kontradiktore të dëshmitarëve në lidhje me ngjyrën e automjetit të makinës me të cilën u larguan personat pas ngecjes së avionit.

Avioni i Vermoshit

Sipas policisë organizatorët e kësaj skeme mund te jene shtetas malazezë, dhe gjate kohës që kanë tentuar të kalojnë kufirin mjeti fluturues dyshohet se ka pësuar avari në përpjekje për tu ngritur si pasojë e peshës së madhe.

Policia shqiptare është ne pritje te rezultateve të hetimit nga homologët në Kosovë e Mal të Zi, duke qenë se zona ku u rrëzua avioni është pranë pikës kufitare.

OraNews