30 Shtator 2022

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Mianmar, teksa një avion me 63 pasagjerë në bord u qëllua disa herë teksa po përgatitej të ulej në një qytet.

Tre plumba shpuan trupin e avionit dhe njëri fatkeqësisht depërtoi në faqen e njërit prej udhëtarëve që mbeti i plagosur.

Incidenti ndodhi mëngjesin e 30 shtatorit në fluturimin me kod UB149 Naypyidaë-Loikaw-Yangon të kompanisë burmeze “Myanmar National Airlines” në kohën e zbritjes në Loikaë, kryeqyteti i shtetit Kayah.

Dinamika

Nuk dihet se kush ka qëlluar dhe çfarë lloj arme është përdorur. Incidenti ndodhi kur “Atr 72”, një avion i përdorur për transport lokal po i afrohej pistës 19 të aeroportit të Birmanisë, kur në rreth 3330 metra nga asfalti dhe ndërsa vazhdonte në 183 metra mbi nivelin e detit u godit tre herë.

I riu, siç shihet në fotot e bëra nga personat në bord u plagos në faqen e djathtë, ndërsa avioni më pas u ul pa probleme të mëtejshme.

Qeveria fajëson milicitë lokale, por nuk ka asnjë konfirmim se kush janë përgjegjësit për sulmin. Corriere della Serra kontaktoi kompaninë për detaje të mëtejshme, por nuk mori një përgjigje në kohën e publikimit të artikullit.

Udhëtimi

Mbulimi i dobët i vendit nga faqet e specializuara për gjurmimin e fluturimeve nuk lejon të jepet në detaje itinerarja e ndjekur nga avioni i prekur. “Atr 72” u ngrit në në ajër në orën 8:29 me orën lokale (3:59 të mëngjesit me orën tonë) nga Naypyidaë për t’u ulur njëzet e pesë minuta më vonë në Loikaë.

Avioni i përfshirë në incident është mjaft i ri (vetëm katër vite që është prodhuar) dhe është një nga 8 ATR-të në flotën e Myanmar National Airlines, linja ajrore kombëtare.

Statistikat

Sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, ka pasur 103 përplasje avioni në Mianmar që nga viti 1919, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 1,099 njerëzve. Në inspektimin e fundit të kryer në vitin 2020 nga “Icao” – agjencia e aviacionit civil të OKB-së – duket se vendi është nën mesataren botërore për sa i përket legjislacionit material, dhënies së licencave të fluturimit, hetimeve të aksidenteve dhe objektit të aeroportit.