Avokat i njohur Sokol Hazizaj “plas bombën”: – Arben Ahmetaj të fshihet në fundjavë pasi arrestimi i tij nga SPAK është firmosur
23 Mars 2023
Ish-Ministri i Financave dhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në udhëkryq, ndërkohë që në horizont dëgjohet tringëllima e prangave. Përballja me SPAK për aferën e inceneratorëve, duket se e ka vënë me shpatulla pas murit njeriun “hije” të financave shqiptare.
Duket se përballja me deklarata mediatike me shefin e tij, Edi Ramën do të vulosë edhe fatin e tij jo vetëm politik, por edhe personal. Gjatë gjithë periudhës së aferës së inceneratorëve, Ahmetaj nuk ka bërë deklarata publike, madje edhe kur u largua nga Rama nga posti i zëvendëskryeministrit. Arben Ahmetaj kishte vite që akuzohej nga opozita si i korruptuar., ndërkohë që zgjodhi heshtjen vetëm kur ‘hija’ e fatit të ish-kolegut të tij Saimir Tahiri po e ndjek nga pas. Mirëpo sot që flasim gjërat kanë ndryshuar dhe deputeti socialiste është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash lidhur edhe me aferën inceneratorëve.
Madje ka zëra nga korridorët e SPAK, medias dhe politikës se ish-ministri pritet të arrestohet brenda kësaj jave.
Ndërkohë një paralajmërim të kësaj natyre ka bërë dje edhe konstuticionalisti dhe juristi i njohur, Sokol Hazizaj gjatë një prononcimi për “Top Channel”. “Sot që flasim deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë pa imunetit, pas ndryshimeve që i janë bërë ligjin me konsensuse të plotë mes mazhorancës dhe opozitës. Në këto kushte dhe referuar rasti të zotit Arben Ahmetaj, i cli është deputet, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do kërkojë nga Kuvendi i Shqipërisë vetëm një autorizim të thjeshtë që e lejon atë të arrestojë ish-ministrin socialist.
Kuvendi është i detyruar të t’i japë lejën SPAK që të arrestojë deputetin ose në rastin konkret z. Ahmetaj. Megjithatë për të qenë i drejtpërdrejt e teksa analizojmë gjithë procedura e SPAK dhe hetimet e saj për ish-zv/kryeministrin, unë mendoj se ka shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, autorizimi që kërkohet leja nga Prokuroria e Posaçme për të arrestuar Arben Ahmetajn. Pra, nëse janë të vërtete këto që thuhen edhe në media dhe nëse ka vajtur autorizimi në Kuvend, Arben Ahmetaj arrestohet, çka do të thotë se ai të premte, të shtunë ose të dielë nuk duhet të flejë në shtëpinë e tij”, deklaroi Hazizaj në “Top Talk”.
Ja rruga që do ndjekë Ahmetaj
Ndërkohë gazetari i “Report Tv”, Adriatik Doçi deklaroi se akuzat ndaj ish-zv/kryeministrit janë të rënda ndaj ditët në vijim SPAK mund të kërkojë heqjen e imunitetit dhe të lëshojë urdhër arrestin. Në një emision televiziv, zoti Doçi theksoi se deputeti Ahmetaj se mund të ndjekë rrugën e arratisjes si ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ose të zgjedhë përballjen me drejtësinë si Saimir Tahiri. Po ashtu, Doçi u shpreh se ka dyshime që Ahmetaj të ketë korruptuar ILDKPI nga fakti që ka shumë pasuri të padeklaruara. “Po çfarë duhet të bëjmë, të presim thesin e lekëve në kurriz? Ka firmosur në 14 prill 2014 për inceneratorët. Do ta vlerësojë gjykata. Edhe nëse i ka marrë si dhurata, duhet t’i deklarojë në ILDKP. Pastrimi i parave, vilat çfarë janë këto? Nuk janë pastrim parash dhe korrupsion. Ku është burimi? Akuzat janë të rënda dhe kolegët e tij për këto akuza janë në burg dhe unë mendoj që ditët në vijim SPAK do të kërkojë heqjen e imunitetit. Do kemi dhe kontroll të banesave që posedon në emër të tij, që janë 2-3, të tjerat i ka në emër të familjarëve dhe biznesmenëve dhe mendoj që do të kemi masë arresti ndaj Arbën Ahmetajt. Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla ose do të përballet me drejtësinë si Saimir Tahiri”, deklaroi ai.
Pazaret Ahmetaj-Meta
Më tej gazetari Doçi zbuloi se ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro nga çështje e inceneratorëve. Këtë shifër thotë se e ka ndarë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin por pasi u prishën në pazare, nisën me hakmarrje. “Dyshohet që Arben Ahmetaj dhe Ilir Meta është i implikuar në çështjen e inceneratorëve. Dyshohet se ka marrë 4 milionë euro nga firma e tij, këto paratë i ka investuar në vila dhe një pjesë të parave i ka ndarë me Monika Kryemadhin. Do dalin dhe dëshmitarë.
Dyshohet që ka marrë 4 milionë euro dhe paratë i ka ndarë me Ilir Metën e Monika Kryemadhin. Duke qenë se ishin të pakënaqur, nisën të sulmonin shokët, bashkëpunëtorët e tyre në këtë histori. Ilir Meta iu sul Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës. Arben Ahmetaj iu sul Klodian Zotos. Po këta të tjerët që kanë firmosur, po Ilir Meta që ishte pararojë e çështjes së inceneratorëve. Ishte hakmarrje dhe prishje në pazare. Goditja e Kokës dhe Bllakos ishte hakmarrje e Ilir Metës”, nënvizoi Doçi.
Nga Rigels SELIMAN, Gazeta Sot