31 Janar 2025

Avokati Arben Llangozi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres Olta Xhaçka, duke theksuar se ata janë shpëtuar nga çdo hetim, ndonëse janë të dyshuar për abuzime të mëdha me pushtetin. Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, ai e akuzon Ramën për nënshkrimin e 16 vendimeve (VKM) që favorizojnë inceneratorët, një veprim që ka sjellë një dëm të konsiderueshëm për shtetin shqiptar. Gjithashtu Llangozi thekson se kjo nuk mund të mbetet pa u hetuar, pasi këto vendime kanë ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit dhe në taksat e qytetarëve, duke kërkuar një hetim të plotë mbi përgjegjësinë e kryeministrit për këtë skandal. Po ashtu, avokati akuzon Xhaçkën për mbështetje të keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë proces, duke kërkuar që të dy të përballen me drejtësinë për pastrimin e sistemit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Pra kjo deklaratë është një mesazh për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila tashmë ndodhet para provës së “zjarrit”. “Reagimi i SPAK është një reagim që siguron qytetarët e tij të mos kenë panik pasi kjo reformë në drejtësi synonte të sillte një drejtësi më të mirë për publikun, por se kemi parë një gjë të tillë dhe përditshmëritë tona kanë qenë më të larta. SPAK ka goditur në disa nivele supozohet, por nuk është e tillë dhe Prokuroria e Posaçme s’ka gjë tjetër veçse një prokurori që është bazuar te përgjimet e ardhura sepse vetë SPAK asnjë operacion se ka nisur nga fillimi dhe ta çojë deri në fund, përveç arrestimit të Berishës eh Metës. Kemi rreth dy vite që nuk kemi goditje në kuadër të grupeve të krimit të organizuar, duke ju referuar dhe kronikës nuk kemi të kapur, sekuestruar grupe të përfshirë në trafikun e drogës dhe kjo shihet si një dështim për mua dhe për qytetarët.

Sa i përket vendimmarrjes së Amerikës ka qenë e pritshme sepse nuk u intereson qytetarëve të Amerikës nëse Berisha, Meta apo Beqaj kanë vjedhur taksat tona. Për mendimin tim është Xhaçka dhe kryeministri që ka tjetërsuar dhe nuk është goditur, atëherë s’kemi nevojë më. N.q.s ne do i referohemi Berishës që ka statusin e të pandehurit akuzohet se ka krijuar ligje që favorizon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhëndrin e tij. Sa i përket çështjes së inceneratorëve kemi 16 vkm që Rama i ka firmosur njëra pas tjetrës. Pra rezulton se i gjithë ky dëm i ardhur për shtetin shqiptar janë këto 16 vkm të firmosura nga kryeministri. Atëherë pse s’ka nisur një hetim për Ramën për ato 16 vkm sepse ka detyrimin ligjor të kujdeset për taksat, dhe interesi publik është që kjo dilemë të marrë fund nëse kryeministri është apo jo i implikuar”, deklaroi ai.

Aferat

Ndërkohë avokati Arben Llangozi shpreh një kritike të ashpër ndaj SPAK, duke e akuzuar për veprime me dy standarde dhe për dështim në hetimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të lidhura me tenderat dhe kontratat publike. Ai thekson se ka një krim shtetëror në çdo prokurim publik dhe korrupsion në çdo tender, por ende nuk ka asnjë hetim konkret, veçanërisht për rastet ku ka pasur implikim të nivelit të lartë politik, si ministrja Olta Xhaçka dhe ministrja Manastirliu. Llangozi thekson shqetësimin se mbi 600 pacientë me kancer nuk kanë marrë shërbimin në spitalin onkologjik, një fakt që është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por që nuk ka çuar në asnjë veprim ligjor.

Sipas tij, ky është një shembull i qartë i paaftësisë së SPAK dhe se, nëse kryeministri Rama nuk do të vihet para drejtësisë, ky organ do të humbasë besueshmërinë dhe do të jetë i paaftë të realizojë qëllimin e tij për të luftuar korrupsionin. Madje i pyetur nëse është PS e interesuar për shpërbërjen e SPAK, Llangozi tha se e shoh që është krijuar një komision që nga momenti i krijimit të tij SPAK ka ndaluar së hetuari zyrtarët e PS. “Ne kemi krim shtetëror në çdo prokurim publik, korrupsion në çdo tender, pse nuk hetohen, mundet që SPAK të mos veprojë kur vetë kontrolli i lartë i shtetit ka konstatuar se pacientët nuk kanë marrë shërbimin te onkologjiku.

Kemi një sërë të implikuar, drejtpërdrejtë dhe Olta Xhaçkën por asgjë, Manastirliu është në hetim për kontratat e sterilizimit, i kanë shkaktuar dëm të madh shtetit, por asgjë. Kemi një vendimmarrje të gjykatës së posaçme për oligarkë dhe për Olta Xhaçkën pse s’kemi ende një masë, këto janë veprime dy standarde duke favorizuar qeverinë. 600 të sëmurë me kancer nuk kanë marrë shërbimin dhe kjo është skandaloze sepse vetë KLSH ja ka referuar këtë. Prandaj them se SPAK punon me dy standarde, prandaj për mua SPAK është i paaftë dhe nëse Rama nuk do vihet para drejtësisë për mua nuk do të kemi SPAK”, nënvizoi Llangozi.

Gazeta Sot