Avokatët e të akuzuarve për aferën e inceneratorëve thirrje SPAK të marrë të pandehur ish-Zv/Kryeministrin.
19 Janar 2023
Pas zërave se Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e amnistuan qëllimisht, duke mos e përfshirë në hetimet për aferën e “djegësave”, paçka se dyshohet se ai ka bashkëpunuar me bosët e landfilleve që sot janë në kërkim, avokatët e të akuzuarve për inceneratorët i kanë bërë dje thirrje SPAK që të marrë të pandehur Arben Ahmetajn.
Saimir Vishaj, avokati i një të pandehuri është shprehur dje në një prononcimi për mediat se çështja e inceneratorit të Elbasanit duhet të rikthehet për hetim dhe të pyetet ish-zëvendës kryeministri, Arben Ahmetajt.
Sipas tij, aktualisht janë duke u gjykuar viktimat. Madje ai e pati edhe një akuzë për ish-shefen e kabinetit të Ahmetajt, Alda Klosi së cilës iu vodhën 120 mijë euro në banesë nga Rozeta Dobi. Sipas Samir Vishës, paratë e Alda Klosit kanë qenë për ruajtje dhe ato para duhet të kalojnë në favor të shtetit. “Ne kërkojmë që çështja të rikthehet në hetim për t’u pyetur Arben Ahmetaj. Sepse këtu po gjykohen viktimat. Se kuptoj sesi und gjykohet dy herë i njëjti fakt. Edhe paratë e lënë për ruajtje nga shefja e kabinetit, se vjedhje s’është ajo, duhet të kalojnë në favor të shtetit dhe të kalojnë për pastrim produkti me këtë procedim penal”, deklaroi avokati Saimir Visha.
Shtyhet seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit
Megjithatë dje Gjykata e Posaçme nuk ka dalë ende me një vendim nëse do ta kalojë apo jo për gjykim dosjet për dy inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit.
Dy seancat paraprake të parashikuara këtë të mërkurë nuk përfunduan duke u shtyre për në 1 dhe 2 shkurt. Seanca e parë ishte ajo për inceneratorin e Fierit ku ndodhen aktualisht 21 te pandehur. Që në nisje te saj, prokurorët paraqite certifikatën e vdekjes për një ngatë akuzuarit Enver Sheshi, i cili vdiq pak javë më parë në paraburgim duke kërkuar pushimin e çështjes. Një kërkesë e ngjashme për bashkim dosjesh u bë edhe ne seancën paraprake që u zhvillua për inceneratorin e Elbasanit.
Ketë here krahas avokatëve të Lefter Kokës kërkesa u bë edhe nga avokati që mbron të pandehurin Klodian Zoton, që gjykohet në mungesë. Por kërkesa ndeshi kundërshtimin e prokurorëve që u shprehen se një gjykim përbashkët ka rrezikun e humbjes së provave. Disa prej përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve me argumentin se çështja e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit janë të njëjta nga ana procedurale të bashkohen, pra të hetohen si një dosje e vetme. Sipas avokatëve, bashkimi i dy dosjeve bëhet për ekonomi gjyqësore.
Vasili: Rama dhe Veliaj duhet të dalin dy para drejtësisë
Ndërkohë tre ditë pasi deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi doli me pamje filmike që tregojnë se inceneratori i Tiranës nuk funksionon, dje Petrit Vasili në një dalje për mediat u shpreh se mbeturinat trajtohen në mënyrë primitive, pasi nuk kryet asnjë proces.
“Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Kryeministri deklaroi se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia.
Nga pamjet që ne kemi siguruar në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm groposje primitive. Krahasimi, pamjet me dron tregojnë që në inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces! Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një, duhet të dalin dy para drejtësisë”, deklaroi Vasili.
Gayeta Sot