“Avokati” Beqiri: – Protestat janë akte kriminale, jo qytetari
23 Dhjetor 2024
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në studion informative, u shpreh se opozita është një organizatë kriminale që bllokon rrugët dhe se njerëzit e tyre po firojnë çdo ditë.
Avokati përgëzoi Policinë e Shtetit për pjekurinë, qetësinë dhe zbatimin e ligjit.
” Kemi të bëjmë me një krim që të bllokosh rrugët vjen Kodi Penal, është vepër penale e rëndë dhe çdo qytetar që do e bënte, do arrestohej dhe do dënohej me burg.
Policia e Shtetit edhe pse tregohet e pjekur, e qetë, e zbaton si duhet ligjin, por problemi është që deri tashmë merren me qytetarët e thjeshtë. Duket se bllokimin e rrugës e bëjnë qytetarët e thjeshtë në të ashtuquajturën protestë sepse nuk është protestë, është një organizatë kriminale. Meqë nuk ka mjetet të tjera që t’i mbushi sheshet dhe kanë ngelur fillikat.
Këto janë akte terrorizmi, nuk kanë të bëjnë me qytetarizëm, shtet ligjor, me bashkëjetesën normale të qytetarëve të këtij vendi. Ju jeni 500-1000 veta që bllokoni rrugët, por Tirana ka mbi 1 milionë banorë që kanë halle. Si mundesh të bllokosh rrugët?”
Gazeta Sot.