Avokati i njohur zbulon në mes të emisionin kush është zyrtari i lartë i drejtësisë që u takua me Henri Çilin: Është ai që ka edhe një kallëzim penal!

3 MARS 2020

Avokati Genc Gjokutaj ka folur mbrëmjen e djeshme rreth emrit të gjyqtarit që është takuar me Henri Çilin.

I ftuar në emisionin “360gradë” Gjokutaj tha se është një gjyqtar kundrejt të cilit ka edhe një kallëzim penal.

Gjokutaj: Çështja Çili është vendosur moskompetencë e Përmetit. E ka vendosur gjyqtari për dërgim në SPAK, se ka grup të strukturuar kriminal. Kjo do të thotë që të marrësh një katolik nga Vatikani dhe ta çosh në Mekë. Grupi kriminal ka ardhur në SPAK.

Minga: Avokat do na e thuash kush ishte ky gjyqtari?

Gjokutaj: E dini të gjithë. Është ky që ka edhe një kallëzim penal. Ai që është takuar me të te Hotel Tirana.

Gazeta Sot