Avokati: – Politikanët nuk i shërbejnë qytetarëve, por interesave vetjake
2 Prill 2024
Avokati, Gylsen Zhllima i ftuar në një program televiziv u shpreh se janë arrestuar dhe dënuar 21 kryetarë bashkish dhe se politikanët shqiptarë nuk i shërbejnë qytetarëve por i shërbejnë interesave të tyre vetjake.
Zhllima: Përpara kemi të bëjmë me një organ të ri që është SPAK-u, të gjithë ne presim që të bëjë hetim.
Janë arrestuar dhe dënuar 21 kryetarë bashkish.
Nga kjo pikëpamje ne kuptojmë që vetë qeverisja vendore, kemi të bëjmë me një model të ri që ndiqet në politikën shqiptare që ato që shkojnë për të shërbyer qytetarëve nuk shërbejnë qytetarët por shërbejnë interesat e tyre vetjake.
Objektivi i tyre e kemi parë vit për vit, cdo herë që bëhen zgjedhje palët politike gjithmonë denoncojnë njëra tjetrën sepse e dinë vetë ata se kanë qenë palë dhe pjesë e këtyre manovrave që janë bërë vitet me radhë.
Gazeta Sot