5 Nentor 2024

Avokati Romeo Kara ishte sot në një emision televiziv ku foli për disa nga dosjet e nxehta të SPAK. Kara theksoi se në çdo ministri duhet të kishte nga një prokurori pasi aq shumë janë vjedhjet.

‘Mendoj duhet të ketë qindra mijëra veta të arrestuar në një ditë dhe konfiskim pasurish. Nuk ka përkrahës më të madh SPAK se unë. Duhet të dhjetëfishohet. Ata që futen të mos dalin. Në çdo ministri duhet instaluar një prokurori. Kanë vjedhur dhe vetëm kanë vjedhur. Nuk kanë qeverisur. Ne u zbardhëm duke i parë si na vjedhin. Ata u plakën dhe qelbëzuan duke na vjedhur.’

Sa i përket opozitës për Karën ata janë hajdutë, prandaj nuk ka opozitë.
‘Opozita e hajdutëve, nuk ka opozitë. Ajo është bashkëqeverisëse me pazarin. Kur të shihni Sky Eç do i shihni se janë bashkë. Ata ndoshta dhe flenë bashkë. E keni parë që u ka munguar dhe oratoria. Këta vetëm vjedhin. Bëjnë oratori boshe për nivelin e infantilëve, nën 18 vjeç. Opozita mendoj se jam unë dhe ca njerëz si unë.’

‘Paturpësi për shqiptarët nëse në zgjedhjet e vitit që vjen shkojmë për të zgjedhur hajdutët PD-PS-PL.’

Sipas avokatit shqiptarët duhet të çohen të bëjnë revolucion të ndalojnë vjedhjet e pushtetarëve.

‘Janë qindra mijëra faqe vetëm këto që kam çuar. Dy tre vite kam qenë underground tani kam dalë në publik. Këta janë të fuqishëm dhe agallarë për sa kohë pranojmë ti mbajmë mbi qafën tonë. Kur të ngrihemi këta nuk do dinë ku të shkojnë. Ne e njohim përvojën botërore, këtyre nuk u del koha të numërojnë paratë.’