Avokatja Kalaja denoncon Veliajn për udhëtimin në SHBA, cila ishte axhenda dhe kush ia dërgoi ftesën?
30 Dhjetor 2024
Avokatja Adriana Kalaja bën me dije se ditën e nesërme do të shkojë në SPAK për të kërkuar se cila ishte agjenda e Erion Veliaj këto dy ditë në SHBA.
Ajo shton se do të kërkojë që të dihet se cili ia ka dërguar ftesën dhe a ka e-mail për konfirmimin e takimeve në rastin konkret.
“Nesër, datë 30 dhjetor ora 11.00, nisur nga fakti se nuk “shkon” dot Nesti Angoni do shkoj në SPAK, me cilësinë e kallëzueses në më shumë se 55 kallëzime dhe në emër të Partisë Demokratike, për të depozituar një kërkesë për hetimin e një fakti penal të ndodhur ditën e shtunë, datë 28 dhjetor, nga banditi Erion Veliaj.
Referuar deklaratës së tij publike, në fakt në gjendje të rëndë psikike e të çartur, objekti i kërkesës është:
– Hetimi nga SPAK i vizitës 2 ditore të bastardit Veliaj në SHBA lidhur me:
1. Nëse udhëtimi ishte për axhendë pune?
2. Nëse ka shkuar për punë, kush person e ka dërguar ftesën?
3. Cila ka qenë përgjigja e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për këtë takim?
4. A ka e-mail-e të mundshme mbi konfirmimin e takimeve, nëse procedurat nuk kanë qenë shkresore?
5. Nëse takimi ka qenë zyrtar, si janë kryer procedurat e blerjes së biletave nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë të bashkisë, ose sektorit përkatës?
Nuk e di çfarë do bëje Nesti por unë nuk i ndahem derisa të përgjigjet para ligjit. Po kështu, uroj që SPAK, të hetojë me kaq zell dhe shpejtësi si të “Nestit”, edhe mbi 55 kallëzimet e mia, PD e Opozitës.
Perversi i orgjive mund të vazhdojë me refrenin se “fajin e ka Saliu”, por kur të jetë te 313, do e kuptojë mirë se kush është “Nesti”.
Njoftoj mediat të jenë të pranishme nesër e të pasqyrojnë lajmin.
PS: Uroj ta ndjekë edhe bastardi Veliaj e mos të jetë duke u arratisur në vendet e lindjes, se në çdo rast, byzylykët do ti shkëlqejnë në doçkat e vogla”.
Gazeta Sot