Babëzia e votave – Djemtë e kandidatit të PS-së me “2 emra” me furgonin plot me lekë dhe ushqime, kapen në flagrancë
17 Prill 2023
Në ditën e tretë të fushatës elektorake për zgjedhjet vendore të 14 majit rikthehet në vëmendje shitj-blerja e votave e cila do të jetë kryetemë e këtyre zgjedhjeve.
Kjo pasi është bllokuar mbrëmjen e sotme nga policia furgoni i djalit të kandidatit të Partisë Socialiste në Has, Beqir Mulaj nga policia.
Dyshohet se furgoni është i mbushur plot me pako me ushqime dhe me lekë që ishin parashikuar për t’u shpërndarë në çdo familje hasjane kundrejt votave.
Nga sa kuptohet nga pamjet mësohet se objekti nga nxirren pakot që ngarkohen në furgon është institucion arsimor, konkretisht shkollë, çka e thellon edhe më shumë këtë skandal ku vihet re angazhimi shtetëror në shit-blerjen e votave dhe krimit zgjedhor, që vijon të jetë i pandëshkueshëm në Shqipëri.
Denoncimi mësohet se është bërë nga kandidati i kualicionit Bashkë Fitojmë, Miftar Dauti, i cili ka filmuar dhe ndalimin e furgonit në fjalë.
Ndërkaq ajo që bie në sy është fakti se kandidati socialist në këto zgjedhje në Has paraqitet me emrin Beqir Mulaj, ndërsa në rrjetet sociale ai shfaqet me emrin Halit Mulaj.