Bajram Begaj u zgjodh ditën e sotme zyrtarisht nga Parlamenti si President i vendit.

Nga 83 deputetë që kanë marrë pjesë në votim, 78 kanë votuar pro, katër kundër dhe një abstenim. Duket se nga votimi, ka qenë dhe një deputet i opozitës që ka mbështetur Begajn, për shkak se maxhoranca ka në total 74 mandate, ndërsa 3 i ka Partia Social Demokrate. Sakaq sipas llogarive, mendohet 1 votë abstenim të ketë ardhur nga deputetët e PDIU, e po kështu një prej deputetëve të kësaj partie të ketë votuar pro për Presidentin Begaj.

Nga ana tjetër, tre votat kundër duhet të jenë nga LSI, deputetët e së cilës morën pjesë në votim, ndërkohë tre deputetë të PDIU rezulton të kenë votuar 1 kundër, 1 abstenim dhe një pro.