Balla: – Legalizimi i kanabisit për arsye mjekësore hap një cikël të ri ekonomik në vend
11 Koorrik 2023
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij në kuvend ka theksuar se nuk do të ketë legalizim kanabisi në Shqipë
Balla ndër të tjera ka theksuar se një gjë e tillë është keqpërdorur, pasi qëllimi i qeverisë është hashashin ta vendosë si një kulturë bujqësore për qëllime mjekësore.
“Nuk ka legalizim kanabisi në Shqipëri dhe nuk do të ketë sa të jemi ne si përdorim, por ajo që duam dhe prej një viti duam të hulumtojmë dhe kemi hulumtuar të gjithë praktikat për këtë kulturë bujqësore që ka një rendiment të gjatë dhe krijon një cikël të ri ekonomik dhe për arsye mjekësore dhe për gjëra të tjera në kuadër të industrisë. Maqedonia e Veriut përfiton të paktën 100 nmilionë euro në vit në kuadër të këtij kultivimi, pse duhet ti humbim ne dhe ekonomia shqiptare këto”, është shprehur Balla.
/abcnews.al. 14 maj 2023