18 Shtator 2024

Greqia po planifikon të blejë drone nga SHBA, veçanërisht të ashtuquajturat Switchblades, për të forcuar më tej forcat e saj të armatosura, sipas dy burimeve të Reuters.

Athina ka hartuar një plan blerjeje 10-vjeçare, që përfshin blerjen e deri në 40 avionëve të rinj luftarakë F-35 nga SHBA dhe tre fregata nga Franca.

Switchblade, i prodhuar nga AeroVironment fluturon drejt një objektivi dhe më pas shpërthen. Aftësitë e tij kanë fituar vëmendjen e blerësve sepse ushtria ukrainase i përdor ato për të goditur trupat ruse.

“Ne zgjodhëm llojin Switchblade nga SHBA,” i tha Reuters një zyrtar grek me njohuri për këtë çështje.

Një zyrtar i dytë tha se kostoja do të rritet në 75.2 milionë euro. Sipas të njëjtit burim, Shefat e Shtabit miratuan dy lloje Sëitchblade me rreze deri në 20 km dhe deri në 40 km.

Prokurimi i Sëitchblades duhet të miratohet gjithashtu nga KYSEA, organi më i lartë vendimmarrës i Greqisë për çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes.