“Ballkani i hapur”.  Deputeti Tritan Shehu: – Në këto kushte të rënda për rajonin, kryeministri të distancohet nga ai projekt i “Jugosllavisë së Re”

26 Shkurt  2022

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Shehu thote se “ne keto kushte te renda edhe per Rajonin tone, megjithese me vonese, i kerkoj Kryeministrit te distancohet nga ai projekt i “Jugosllavise se Re”, projekt ne te vertete edhe percares per Rajonin e shqiptaret, ndesh me interesat tona strategjike”.

POSTIMI I PLOTE I TRITAN SHEHUT

“Ballkani i hapur” perkthehet “Ballkani i Rusise”.

Serbia, inisiatoria dhe lider e nismes “Ballkani i hapur”, por dhe firmetarja e Unionit EuroAsian te Moskes, deklaron ate qe pritej, mos aderimin ne frontin anti agresion, duke hedhur poshte kerkesen per tu solidarizuar me sanksionet kunder Rusise.

Nuk mund te ndodhte ndryshe me nje vend te armatosur rende e me “fytyre” nga Rusia.

Ne keto kushte te renda edhe per Rajonin tone, megjithese me vonese, i kerkoj:

1- Kryeministrit te distancohet nga ai projekt i “Jugosllavise se Re”, projekt ne te vertete edhe percares per Rajonin e shqiptaret, ndesh me interesat tona strategjike.

2- Deputeteve te asaj opozite te Kuvendit, qe deri tashti vetem hesht dhe nuk ka guximin te marrin asnje lloj qendrim ndaj kesaj nisme, te skjarojne pozicionin e tyre, se paku tashme.

Bllokimi nga maxhoranca i Parlamentit dhe Komisionit te Jashtem te tij ndaj perpjekjeve per te dale me nje rezolute anti agresion, qe pa dyshim nuk mund te anashkaloje edhe rreziqet ndaj Rajonit tone, apo heshtja e disave ne ate salle, vecse njollos me turp Kuvendin.

Gazeta Panorama