Ballkani i Hapur kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor
Ballkani i Hapur kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor
Nga Ziadin Sela
27 Shkurt 2022Ballkani i Hapur kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor
Përveç Bjellorusisë, Serbia ishte vendi i vetëm evropian që nuk e mbështeti rezolutën e përpiluar nga Shqipëria dhe SHBA për miratim nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së për të ndalur agresionin rus ndaj Ukrainës.
Në të njëjtën ditë, në një lëvizje të çoroditur, Kryeministri Kovaçevski dhe Ministri i Punëve të Jashtme Osmani pritën në Shkup Ministrin e Punëve të Jashtme serb, Selakoviç, për të diskutuar zbatimin e Ballkanit të Hapur.
Me një Serbi që bashkëpunon kaq hapur politikisht dhe ekonomikisht me agresorin rus, Ballkani i Hapur rrezikon të bëhet kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor.
Kjo nuk guxon të ndodhë! Andaj, i bëj thirrje qeverisë që menjëherë të tërhiqet nga iniciativa Ballkani i Hapur për sa kohë Serbia nuk distancohet nga Putini dhe vazhdon të minojë pavarësinë e Kosovës.