Ballkani në alarm, shtrëngata dhe stuhi të fuqishme nisen drejt…
21 Korrik 2023
Stuhi shumë të fuqishme janë formuar në shumë pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë dhe janë të pritshme. në shumë vende janë dhënë alarme paralajmëruese për shtrëngata shumë të fuqishme verore që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina e deri në Serbi dhe Rumani. Këto janë vendet që do të preken më së shumti nga stuhitë më të fuqishme që priten sot dhe sonte.
Territoret tona nuk pritet të preken nga këto stuhi, megjithatë në Kosovë pasdite vonë mund të ndodhë ndonjë “surprizë” veçanërisht në Rrafshin e Kosovë dhe zonat që kufizohen me Serbinë. Territoret tona ,mbeten nën ndikimin e masave stabile anticiklonike dhe masave të nxehta me origjinë nga Afrika veriore.
Stuhitë dhe shtrëngatat më të fuqishme parashihen në territoret që janë rrethuar me numrin 3 në foton kryesore ku mund të ketë tornado dhe breshër masiv e gjigand, erëra shumë të fuqishme që potencialisht mund të shkaktojnë dëme të mëdha materiale. Edhe territoret e rrethuara me numrin 2 mund të goditen nga shtrëngata të fuqishme lokale.
Shtrëngatat janë aktive në Kroaci dhe pritet të aktivizohen edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa më vonë pritet të godasin Serbinë, sidomos rajonin e Beogradit dhe Vojvodinën ku priten stuhi jashtëzakoniht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër intensiv.
Përderisa gati tërë rajoni është në alarm, Shqipëria është më e sigurta dhe nuk priten stuhi, ndërsa Kosova lokalisht mund të ndodhë më vonë në mbrëmje, por kjo mbetet vetëm të shihet sepse është e pamundur të përcaktohet saktë nga tani. Në këto raste duhet të përcillen radarët meteorologjik.
Gazeta Sot