Ballkani: Nga legjendat te paragjykimet e sotme
Një udhëtim me Ballkanin që nga legjenda deri te paragjykimet e sotme mbi ne, vendin dhe rajonin ku jetojmë
Nga: Ledia Dushi
Po e nis nga legjenda, ajo flet pёr kohёn kur perёnditё dhe njerёzit komunikonin. Atёhere Agenori mbreti i fenikasve dёrgoi djalin e tij Kadmin tё gjente tё motrёn, Evropёn tё cilёn e kishte rrёmbyer Zeusi. Ai nuk e gjeti dot por, edhe pa tё nuk u kthye tek i ati. Ndaloi nё Beoti dhe themeloi Tebёn. U martua me Harmoninё, tё bijёn e Perёndisё sё Luftёs, Aresit dhe Perёndeshёs Afёrdita. Lindёn njё djalё, Illyriosit i cili me urdhrin e Profetit u bё mbret i Enkelejve dhe mbretёroi njё hapёsirё tё madhe me emrin Iliri. Kadmi dhe Harmonia, thotё legjenda, u kthyen nё gjarpёrinj nё mbrojtje tё tokёs ku djali i tyre mbretёronte. Shumё dijetarё shkruan mё vonё pёr kёtё vend i cili ёshtё i vjetёr sa vetё jeta. Ai u vesh me legjenda me vlerёsime pёr njerёzit qё jetonin aty. Njё vend i mbushur me male, gryka e hone, qё nё perёndim binin thuajse pingul mbi detin Adriatik dhe pastaj duke ecur drejt jugut copёtohen nё shumё ishuj nё disa dete, nё tё cilёt ka marrё jetё njё periudhё nismёtare e historisё njerёzore. Nga veriu me Alpet Lindore dhe Dravёn duke kaluar nё lindje me Danubin, Moravёn dhe Vardarin duke zbritur ngadalё nё rrafshnalta e pastaj nё fusha tё mrekullueshme deri nё Danubin e legjendave.
“Ballkan” është fjalё qё ka hyrё nё kёtё vend me ardhjen e turqve osmanё. Mё sё shumti fjalorёt osmanё dhe turq e shtjellojnё si “mal” ose “masiv malor”, si “pyll i dendur” ose “vend i thyer shkёmbor”, ёshtё fjala pёr malet qё ndajnё Bullgarinё nga Rumania e cila mё vonё ka marrё kuptimin e maleve qё lidhin Detin e Zi me atё Adriatik. Megjithёse nga persishtja “Balaa-Khaana” do tё thotё, “shtёpi e madhe”, “e lartё” ose “krenare”, nuk pёrbёn hipotezё qё ky emёrtim tё jetё paraosman. Shёnojmё se fjala “Ballkan” ka kuptimin e pёrgjithshёm tё malit sepse shpesh pёrdoret me mbiemra shtesё, si p.sh. shpatet lindore tё masivit malor qё zbresin drejt Detit tё Zi, quhen “Emine-Ballkan”, masivi malor njihet me emrin “Koxha-Ballkan” (mal i madh), ose “Kyçyk-Ballkan” (mal i vogёl), etj.
Pёr herё tё parё emri “Ballkan” u pёrdor nё Perёndim pёr vargmalet nё Bullgari nё njё letёr tё Buonaccorsi Callimarco, njё humanist italian, shkrimtar e diplomat, nё vitin 1490.
Si entitet i dallueshёm gjeografik, kulturor e social, Ballkani “u zbulua” nga udhёtarё dhe studiues nga fundi i shekullit tё XVIII-tё, dhe veçanёrisht nё shekullin e XIX-tё kur filluan tё pёrvijohen shtetet-komb nё pёrplasje tё rreptё ndёrmjet tyre dhe me njёri-tjetrin.
Koncepti i “Gadishullit ballkanik” u krijua nga gjeografi gjerman August Zeune, nё vitin 1808.
Para kёtij emёrtimi ka patur emёrtime tё tjera qё vijnё nga thellёsia e shekujve. Ndoshta mё i vjetri qё njihet ёshtё “Haemus” pёr romakёt dhe “Emus” pёr grekёt e lashtё. Mendohet se nga ky emёr duhet tё ketё ardhur edhe “Emine Ballkan”, i pёrkthyer fjalё pёr fjalё “mali Haemus”, nga Haemus nё fjalёn bizantine “Aimos”, “Emmon” dhe nga “Emmona”, osmanёt nxorёn fjalёn e tyre “Emine”.
Plini thotё se mbreti Filip, babai i Aleksandrit iu ngjit malit “Haemus”, 6000 kёmbё tё lartё nё 4 ditё dhe zbriti nё dy ditё dhe se nga aty shihet Danubi, Deti i Zi dhe Deti Adriatik. Ka patur edhe emёrtesa tё tjera si Albanus, Skardus si dhe emёrtime tё tjera qё kanё tё bёjnё me popuj tё ndryshёm qё u vendosёn pranё kёtyre maleve ose kaluan nёpёr to si: “Stara Planina” qё nё bullgarisht do tё thotё “mal i vjetёr”, e nё sllavisht “Komonic” si dhe ёshtё quajtur “Amion to oros” qё do tё thotё “mali i argjendtё”.
Duke u nisur nga Herodoti mund tё themi se ka mbizotёruar ideja se Haemus ёshtё njё vargmal madhёshtor qё shtrihet nga Adriatiku nё Detin e Zi. Disa nga gadishujt nё Evropё kanё marrё emrat e maleve si Apeninet, Pirenejve (Iberik) etj., edhe ky gadishull e mori emrin nga malet Ballkan. Sigurisht tashmё me Malet Ballkan filluan tё pёrcaktohen Alpet Dinarike deri tek Pindi dhe Peleponezi si dhe nё degёn tjetёr nga mali Ballkan dhe Rodopet. Më nё veri ёshtё harku i Karpateve ku nё jug-perёndim tё tyre Danubi kalon nё portat e hekurta ku “shtylla” tjetёr ёshtё në malet Ballkan.
Pёrcaktimi “Gadishull Ballkanik” kishte mё sё shumti kuptim politik se sa gjeografik dhe mori autorёsinё pas Kongresit tё Berlinit tё vitit 1878. Duke kaluar nga epoka e lashtёsisё e deri ne mesjetё, ai u njoh si “Helenik”, “Ilir”, “Dardan”, “Trakas” etj. Studiues tё ndryshёm e emёrtojnё si “Evropa Juglindore”, “Turqia Evropiane”, “Gadishulli Oriental”, “Gadishulli Sllavojugor”, “Turqia Evropiane” etj., qё janё kryesisht burime turke. Fillimisht pёrcaktohej si i kufizuar nё lindje nga Danubi, por mbeti vetёm njё kuptim kalimtar gjeografik, sepse nё kuptimin politik pёrfshinte edhe Rumaninё.
Duket sikur Ballkani ёshtё njё refren i pёrhershёm i tё qenit nё mes, duke filluar nga tё qenit pjesё e perёndimit apo mburojё e perёndimit, pjesё e lindjes apo viktimё e saj, shoqёri bashkëkohore apo urё historike, e pёrbёrё nga komunitete apo kombe, luftёtarё apo civilё, sedentarё apo nomadё, etj. Nga ana tjetёr, duket sikur Ballkani ёshtё konceptuar si njё hendek ndёrmjet lindjes dhe perёndimit, duke ndёrtuar imazhin e njё ure qё e ka tё vёshtirё tё kryejё rolin e saj, e kёshtu kthehet mё sё shumti nё njё udhёkryq, gjё qё e vendos kёtё rajon nё turbullirёn e stadeve tё zhvillimit duke i veshur etiketime si, “gjysmë i zhvilluar”, “gjysmë-kolonial”, “gjysmë-perёndimor”, “gjysmë-oriental”.
E vendosur nё dihotominё lindje – perёndim, e cila sa i pёrket zhvillimit ka ndryshuar kahje, fjala vjen, pёr Bizantin, perёndimi ishte “barbar”, ndёrsa mё pas u konsiderua lindja si “barbare”; pёr tё huajt shpesh fjala “ballkan” ёshtё e barazvlefshme me fjalёn “jo evropian”. Ajo qё duhet thёnё ёshtё se, Ballkani ёshtё aq kompleks sa ёshtё shumё e vёshtirё pёr t`u rrokur si njё i tёrё. Por njё gjё ёshtё e sigurt, Ballkani ёshtё pjesё e Evropёs. Evropa kёtu ka filluar, pikёrisht nё hapёsirёn ku, ashtu siç njihet, fillon edhe historia e botёs.
Nё vitin 1901 nё librin “Njёzet vjet ngatёrresa ballkanike”, Zonja Durham ndёrton njё dialog me njё njeri qё e informonte, i cili i tronditur shprehet, “njeriu ose duhet tё dashurojё ose tё urrejё”, dhe mё poshtё vё nё dukje, “sepse i tillё ёshtё njeriu ballkanas, qoftё grek, serb, bullgar apo shqiptar, i krishterё apo mysliman”. Duke provuar tё ndёrtojё njё nocion si “Homo Ballkanikus”, profesoresha bullgare Maria Todorova merr si bazё Baj Ganjon, të mbiquajtur “ballkanski” i Aleko Konstandinovit.
Libri i tij titullohet, “Rrёfenja tё pabesueshme mbi njё bullgar bashkëkohor”, i cili ndoshta mund tё jetё libri i vetёm që e njeh çdo bullgar. Ёshtё i pёrafёrt me Shvejkun apo Tartarinin e Taraskonit. Ai ndёrron njё qyrk turk me njё mantel belg dhe pretendon se ёshtё bёrё evropian. Nё krye ёshtё një njeri i ndershёm i cili pёr evropianët ёshtё njё lolo i çuditshёm nga njё provincё ballkanase, si tё themi, njё sjellje qytetare e sipёrfaqshme, pa i njohur vlerat e mirёfillta tё qytetarisё. Pasi kthehet tek tё vetёt ai bёhet njё njeri i rrezikshёm duke u shfaqur si njё politikan qё kёrkon tё kontrollojё situatёn.
Kёshtu ngjet edhe me zotin Filimon, personazhi rumun i krijuar nga shqiptari Viktor Eftimiu, apo personazhi i Kazanzaqisit, fort i kёndshmi Aleksis Zorbas. Shumё studiues kanё provuar tё ndёrtojnё njё tip, si tё themi, ballkanas, dhe nё shumё pika sikur pёrputhen nё përcaktimet e tyre. Tё gjithё bёjnё njё ndarje, si tё themi, nё pjesёn fshatare qё nё pёrgjithёsi e paraqesin serioz, punёtor, tё thjeshtё, bestyt e mesjetar kokё e kёmbё dhe nё atё qё po e quajmё pjesёn qytetare ku ai molepset lehtё nga jeta e shthurur e qytetit, ku i pёlqen tё fitojё njё jetesё sa mё tё mirё, pa pyetur pёr mjetet, e mundёsisht nё mёnyrёn mё tё lehtё qё tё jetё e mundur. Mё duhet tё shtoj nё mёnyrё tё veçantё njё pёrcaktim qё i mirёnjohuri Montanelli bёn pёr malёsorёt shqiptarё kur thotё, “malёsori shqiptar qёkur lind hedh kandidaturёn pёr t’u bёrё i pavdekshёm”.
Tё gjitha kёto janё pёrpjekje pёr tё ndёrtuar njё tip ballkanas, por siç thashё mё lart, Ballkani ёshtё aq kompleks sa ёshtё shumё e vёshtirё pёr t’u rrokur si njё i tёrё. Sigurisht kombet qё e pёrbёjnё atё kanё ndikuar tek njёri-tjetri, por unё mendoj se kanё ruajtur dhe karakteristika qё i dallojnё nga njёri-tjetri.
Do dёshiroja qё lexuesi, si tё themi, “tё shёtisё” sa mё shumё qё tё jetё e mundur me dijet dhe fantazinё e tij nё kohёn pёr tё cilёn do tё flasim. Mё lart paraqitёm njё tendencё pёr tё pёrcaktuar njё tip tё shekullit tё XIX–tё, por Ballkani nuk fillon nё kёtё shekull, kёshtu qё edhe ballkanasit janё po aq tё vjetёr sa ç’ёshtё historia e njerёzimit. Sigurisht, nuk quheshin ballkanas por jetuan nё kёtё vend. Popujt mё tё lashtё tё kёsaj treve, gjё qё e pranojnё thuajse tё gjithё studiuesit, janё grekёt dhe iliro-shqiptarёt. Ata gjenden kёtu qё nga mijёvjeçari i dytё Para Krishtit. Rumunёt i pёrkasin fundit tё mijёvjeçarit tё dytё.
Mё vonё erdhёn trakёt qё u romanizuan pa krijuar kurrё njё shtet tё tyrin. Nё shekullin e VI-tё e tё VII-tё Pas Krishtit erdhёn sllavёt, tё cilёt pёrbёjnё kontigjentin mё tё rёndёsishёm tё dyndjeve. Shekulli i VII-tё shёnon ardhjen e protobullgarёve, qё megjithёse i mundёn, sllavёt u asimiluan prej tyre. Bullgarёt arritёn qё nё vitin 681 tё detyrojnё Bizantin tё pranojё mbretёrinё e tyre. Nё shekullin e XIV-tё tё gjithё kёta vende e popuj u pushtuan nga turqit tё cilёt, me gjithё luftёn e tyre, nuk arritёn tё pёrmbysin ekuilibrat e mёparshёm. Nё kёtё kohё njё rol shumё tё rёndёsishёm e deri vendimtar mori feja e cila u konsiderua si ngatёrresa mё e madhe nё kёtё mozaik popujsh.
Fillimisht Teodosi ёshtё ai qё vendosi kufirin ndёrmjet dy kishave, madje filluan të formoheshin edhe kishat autoqefale si, e Bullgarisё dhe e Serbisё. Pushtimi osman, megjithёse i bazuar nё njё ideologji tё fortё fetare, nuk u shoqёrua me konvertime tё detyrueshme. Tё parёt qё u konvertuan ishin Bogomilёt. Mё vonё, nё shekullin e XVII-tё u zhvilluan popullsi myslimane nё Shqipёri, Bullgari e Maqedoni. Pati edhe vendosje kolonёsh si nё Maqedoni, Dobruxha, Bullgari dhe nё njёsi mё tё vogla dhe nё vende tё tjera. Feja nё disa vende ishte kaq e fortё sa ndryshimeve etno-linguistike sikur u farkёtuan me ndryshimet fetare duke ndёrhyrё nё identitet kombёtar. Kjo bёri qё kryetarёt e feve tё kthehen nё administratorё dhe pёrgjegjёs tё bashkёsive tё tyre. Kjo gjё bёri qё binomi fe dhe komb tё jetё njё e i pandarё.
Fillimisht duket sikur Ballkani u ndikua nga kultura Greke deri sa arriti qё Aleksandri pёr herё tё parё nё histori tё kishte tё bashkuar nё njё pushtet tё gjithё Ballkanin. Ndikimi i dytё i fuqishёm ishte pёrfshirja e tij nё Imperium Romanum. Ndryshimi i tretё i fuqishёm ndodhi pёr arsye tё ardhjes sё sllavёve. Kishte njё ndryshim tё thellё, ata nuk erdhёn thjesht si pushtues, por pёrzunё me forcё banorёt vendas duke i dyndur nё male dhe bregdet dhe formuan territore tё tyre duke bёrё shndёrrim etnik, gjё qё bёri tё lindin dhe tё vdesin shtete tё fuqishme si ai Bullgar, Serb, etj.
Bizanti e pranoi kёtё gjё dhe kёshtu ndodhi ndryshimi i katёrt.
Ardhja e Turqve Osmanё solli edhe ndryshimin e pestё. Turqit u ndeshёn me popujt e Ballkanit si, serbёt, shqiptarёt, malazezёt etj. Kёshtu arritёm nё shekullin e XVII-tё, pikёrisht atёhere kur ky vend filloi tё quhet Ballkan. Kёtё pjesё dёshiroj ta mbyll me dy thёnie, njё tё Miss Durham: “Ballkani ёshtё vendi i “Perandorive tё njё njeriu”, perandori qё rrojnё sa ёshtё gjallё njeriu nё krye tё tyre”. Vetё perandoria e Aleksandrit nuk e pati tё gjatё pas vdekjes sё tij, dhe sipas profesoreshёs bullgare, Maria Todorova “E meta kryesore e bullgarёve ishte se nuk kishin ruajtur kurrëfarë aristokracie dhe kësodore u mungonte historia, letёrsia e madje dhe një gjuhë e formuar dhe e përsosur”.
Fjala dhe nocioni më i rëndësishëm i prejardhur nga Ballkani është “ballkanizim”. Ka hyrё nё leksikun e sharjeve politike nё fundin e shekullit tё XIX-tё kur Perandoria Osmane ishte nё degradim e sipёr dhe po formoheshin shtete tё vogla, nё luftё tё rreptё me njёri-tjetrin dhe ndёrmjet vetё grupeve etnike. Fjalorё tё ndryshёm e datojnё dhe e shpjegojnё nё mёnyra tё ndryshme, por thuajse nё tё gjitha rastet duke ruajtur konotacionin e saj negativ. Ёshtё konsideruar si ndarje nё njёsi tё vogla e shoqёruar me despotizёm, revolucione e kundёrrevolucione, luftё guerile e vrasje, keqinterpretim tё historisё, ku gjithkush ka probleme brenda vetes dhe me fqinjёt e tij.
Fjala “ballkanizim” hyri nё fjalorin e politikanёve, gazetarёve, analistёve dhe tashmё nёnkuptonte poshtërimin qё u bёhej popujve tё vegjёl duke u mohuar tё drejtёn e tyre pёr liri, demokraci, pazotësinё e tyre pёr tё formuar shtet, duke u kthyer në sinonim tё pasigurisё, korrupsionit, pёshtjellimit tё kompetencave mbi kufijtё etj. E tejkaloi kuptimin historik e gjeografik duke u shtrirё nё fusha tё ndryshme si, nё ato sociale, kulturore etj.,aq sa filloi tё pёrdorej trajta “shoqёri e ballkanizuar”.
Harold Blumi shprehet, “Ballkanizimi i studimeve letrare ёshtё i pakthyeshёm”. Kёshtu nocioni i “ballkanizimit” nuk ishte mё thjesht copёtim e krijim etnish, tashmё ishte shumё mё shumё, ishte njё degradim estetik, mohim i humanizmit e deri shkatёrrim i qetetёrimeve.
Dhe sot mё duket se qёndron disi pezull, le tё themi, njё farё vetёpёrcaktimi negativ i ballkanasve mbi Ballkanin.
Fjalёt “ballkanas” dhe “ballkanizoj”, nё kuptimin me tё cilin përdoren, nuk kanё tё bёjnё me fjalёn “ballkan”. Duke e grisur nga baza e vet ontologjike krijohet njё si gjё e mbrapshtё, e papranueshme e cila shndёrrohet nё njё barishte tё keqe gjuhёsore. Duke u larguar nga konteksti fjala ka marrё njё ngarkesё negative duke e krahasuar me tё keqen, gjё qё ka sjellё njё reputacion jo tё mirё, pavarёsisht nga realiteti. Nё Ballkan ka patur dhe ka njё mori dukurish tё padёshirueshme apo tё pakёndshme, por jo tё pariparueshme dhe tё pazgjidhshme.
Mё sё shumti kjo ёshtё jehonё e cila, e dalё nga goja e udhёtarёve gjatё shekujve tё fundit ёshtё pёrplasur diku në Evropёn Perёndimore duke u kthyer shpeshherё e deformuar, ka bёrё qё evropianёt tё mos kuptojnё se Ballkani ёshtё vetja e tyre e errёt. Ana tjetёr e çuditshme ёshtё njё farё stigmatizimi kolektiv. Edhe nё vende tё tjera ka probleme, ndoshta mё tё rёnda se nё Ballkan, por nuk takojmё pёrcaktime tё tilla si ”ballkanizim”. Politikanёt, analistёt, gazetarёt etj., duhet të binden se stigmatizimi kolektiv nuk ёshtё mjet i mirё dhe shpeshherё spekulativ.
P.sh., pas viteve 90 kishim mё shumё njё krizё jugosllave dhe jo njё ”rilindje tё ballkanizimit”, siç shkruhej në gazeta tё ndryshme. Perёndimi, e kam fjalёn, Evropa Perёndimore, mosangazhimin e saj nё problemet e Ballkanit e ka legjitimuar me idenё se Ballkani ёshtё joevropian. Do tё ishte mё mirё qё nё vend tё shpjegimeve mbёshtetur nё fantazma dhe trazira proverbiale ballkanike, “argumente” gjoja historike tё trajtuara sikur historia e Ballkanit ёshtё historia e Serbisё, perёndimi mund tё afronte tё njёjtat kritere racionale qё i rezervon vetes. Kosova ёshtё njё shembull shumё konkret.
Dёshiroj qё kёtё ese ta mbyll me njё thёnie tё dramaturgut Sllobodan Shnajder, kroat qё jeton nё Gjermani: “Ballkani ёshtё njё truall mitik… Ashtu sikurse Mesdheu mund tё quhet djepi i historisё njerёzore, kjo ёshtё e vёrtetё dhe pёr Ballkanin. Do tё dёshiroja tё theksoja se ai nuk ёshtё vetёm njё rajon fatkeqёsish por edhe njё hapёsirё ku regёtijnё traditat e fuqishme qё kanё plazmuar kulturёn evropiane. Ballkani nuk duhet lidhur doemos me diçka negative, edhe pse fjala ”ballkanizim” na bёn tё mendojmё pёr njё luftё vetёvrasёse.”
Mё lart e quajta “stigmatizim kolektiv” fjalёn “ballkanizim”, dhe tani mendoj se duhet qё Evropa tё bindet se nuk ёshtё zgjidhje mbartja e njё damke. Unё jetoj nё njё vend qё ndodhet nё Gadishullin e Ballkanit dhe dёshmoj se integrimi ёshtё zgjidhja. Integrim nuk do tё thotё tё bёhem evropiane, por tё pranohem si e tillё…