Balluku kampione e abuzimeve, 130 milionë euro me tenderat. – E pasojnë Verdho i KESH dhe Agolli i FSHZH!
Nga Gazeta Shqiptare
26 Nentor 2022
Një ditë pas publikimit të raportit tronditës të Kontrollit të Lartë të Shtetit për institucionet qeveritare, ku rezulton se vetëm në 9 muaj institucionet qeveritare kanë kryer shkelje e abuzime rekord, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 1.1 miliardë eurosh, të tjera detaje dalin në dritë.
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se janë 43 institucione të cilat vetëm duke mos zbatuar drejt dhe sipas ligjit kontratat e realizimit të tenderave publikë, kanë kryer shkelje e abuzime që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 421 milionë lekë, ose 4 milion euro.
Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga ministrja Belinda Balluku mban rekordin e shkeljeve në zbatimin e kontratave të tenderave si dhe procedurave të prokurimit.
Vetëm ministria e Ballukut, me skualifikimet e ofertuesve, kualifikimin e ofertave më të ulëta apo me procedurat e prokurimit me një pjesëmarrës dhe një fitues njëherësh, i ka shkaktuar shtetit një dëm 130 milionë lekë, e ndjekur nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare me 36 milion lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me rreth 24 milionë lekë, ministria e Mbrojtjes me 26 milionë lekë, etj.
Sa i përket shpenzimeve qeveritare, dëmi kryesor haset në fushën e investimeve, me një vlerë prej 454 milionë lekësh apo afërisht 4.2 milionë euro.