22 Shkurt 2025

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se SPAK nuk duhet të guxojë të prekë telefonin e tij.

I ftuar në një emision televiziv Topi tha se deklarata e kryeministrit vjen pas një situatë psikologjike jo të qëndrueshme dhe në një kohë jo të mirë, pasi sipas tij, Rama s’mund të jetë i qetë me atë që po ndodh në kampin e tij.

Ish-kreu i shtetit u shpreh skeptik sa i përket qëndrimeve të Ramës për hetimet ndaj bashkëpunëtorëve të tij, që sipas Topit, lidhen patjetër me pozicionin e kryeministrit.

Ai shikon që hetimet lidhen patjetër me pozicionin e tij, sepse kur bashkëpunëtorët po hetohen për shumë afera, si është e mundur që i pari i punës të jetë jashtë këtyre aferave”, tha Topi, ndërsa theksoi se ky është momenti kur duhet të pranosh njërën nga të dyja, se “O je i paaftë për të kontrolluar ekipin, o je bashkë me ekipin.”

Topi: Deklarata e Ramës vjen nga situate psikologjike jo e qëndrueshme, jo e mirë. Ai nuk mund të jetë i qetë me atë që po ndodh në kampin e tij.

Ai shikon që hetimet lidhen patjetër me pozicionin e tij, sepse kur bashkëpunëtorët po hetohen për shumë afera, si është e mundur që i pari i punës të jetë jashtë këtyre aferave.

Ai thotë që është jashtë, por duhet të pranojë tjetrën, që je totalisht i paaftë për të administruar një ekip që vepron jashtë teje ndërkohë që ti je i pari tyre.

Është momenti kur duhet të pranosh njërën nga të dyja, unë nuk e di cila është. O je i paaftë për të kontrolluar ekipin, o je bashkë me ekipin.