Banese me “Kamerieja” tipike beratase. –

 

Nga: Artan Shkreli.-

Nje ndertese e “kohes se Italise”, realizuar ne Berat, mbeshtetur ne arkitekturen vernakolare te Qytetit te Bardhe. Ngrehina i takon periudhes kur redaktohej Plani Rregullues i Beratit, ndersa Gherardo Bosio drejtonte “Zyren Qendrore te Urbanistikes dhe Edilicjes” ne Tirane.


Kjo godine modeste ka rendesi te dores se pare per aty ku ndodhet dhe eshte absolutisht e domosdoshme te restaurohet, meqenese nuk ka humbur ne vite asnje prej elementeve perberese te saj. Poaq e rendesishme eshte te studjohet ne aulat tona universitare metoda e nderthurjes se modernes me traditen (ketu: 80 vjet me pare), metode qe ende sot nuk eshte ne fokus te komunitetit te arkitekteve.
Veç detajeve te ndryshme, bie ne sy “kamerieja” tipike beratase, qe sipas tradites, do duhej te ishte e mbushur me lule.