Banjat termale të Bënjës. –
Banjat termale të Bënjës.
-Këto njihen me emrin banjat termale të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit. Ne komunën Petran, gjenden 6 burime ne rreze te shkëmbinjve masive, ne te dy anët e lumit Lengaricë. Rruga për te shkuar ne këto monumente natyrore është nëpërmjet itineraret automobilistik Përmet-Petran-Bënjë. Ujerat me baze sulfurore kane efekte shume te larta kuruese nga te cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike te reumatizmes, një tjetër për sëmundjet e stomakut, dhe i fundit për sëmundjen e lëkurës.
Ujerat termale te Benjes kane një temperature prej 26-32 ºC. Këto burime u shfrytëzuan nga shteti ne vitet 1964–1975 dhe aktualisht ato janë te dëmtuara sepse shfrytëzohen ne mënyre te pa-organizuar nga banore te qytetit te Përmetit ne verë.