Banka Botërore vlerëson se: – Shqipëria perballet me vështirësi te burimeve financiare të nevojshme për shkak të varësisë së lartë ndaj borxhit të jashtëm.
8 Tetor 2022
Banka Botërore vlerëson se Shqipëria mund të hasë vështirësi në gjetjen e burimeve financiare të nevojshme për shkak të varësisë së lartë ndaj borxhit të jashtëm.
Megjithatë, në përditësimin e vjeshtës të raportit të “Rimëkëmbjes dhe mbrojtjes sociale”, banka kërkon që mbështetja për shtresat në nevojë të vazhdojë.
Sipas bankës, qeveria është përballë dy rrugëve, ose të shkurtojë shpenzimet publike, ose të dalë për rifinancim të borxhit me norma interesi të larta.
Rifinancimi konsiderohet një opsion me rrezik për borxhin publik në këtë periudhë.
Në afatmesëm, nanka parashikon që konsumi të rikthehet si nxitësi kryesor i rritjes ekonomike dhe një gjallërim të investimeve private. Sa i takon varfërisë, raporti vlerëson se rritja e çmimeve po ndikon në reduktimin e saj.