Banorët e Astirit largojnë me forcë fadromat, avokatët zbresin në terren. – “S’ka punime pa na shlyer cen për cen” –
- Banorët e Astirit largojnë me forcë fadromat, avokatët zbresin në terren. – “S’ka punime pa na shlyer cen për cen” –
- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca doli në krah të banorëve.
19/11/2018.
Ndonëse protesta e tyre është paralajmëruar të mbahet sot në orën 17.00, banorët e ‘Astirit’ kanë ndërhyrë herë pas here për të mos lejuar ndërhyrjen e fadromave të firmës që ka fituar tenderin për zgjerimin e ‘Unazës së Re’.
Siç duket edhe nga foto, fadroma është bërë gati për të ndërhyrë në shembjen e banesave që nisin nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi ‘Shqiponja”, por nuk është lejuar nga banorët.
Në një prononcim për ‘News 24’, ata shprehen se kanë nisur të presin pemët e të largojnë ndriçimin, por nuk do t’i lejojnë.
“Ta harrojë Salillari e babai i Salillarit që këtu nuk punohet pa marrë lekët më parë, cen për cen. Po presin pemët, po sjellin makineritë, por ne nuk do t’i lejojmë. I bëjmë thirrje që të heqin makineritë pasi janë të gjithë pa leje”, u shpreh një nga protestuesit më aktiv të kësaj proteste të mbajtur prej 16 ditësh.
Nga ana tjetër, pasi Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca doli në krah të banorëve, tre juristë kanë zbritur në terren dhe kanë nisur hetimet për rastin e gruas që denoncoi ‘live’ dhunën nga policia, su dhe për raste të tjera, duke ndjekur rrugën administrative.